Dama zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar

Futboll

Dama zbardh listën me 22 lojtarët e grumbulluar

Më: 21 mars 2026 Në ora: 15:21
Lista

Edhe Kombëtarja shqiptare U-17 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji, ku do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars.

Dy përballje të rëndësishme për kuqezinjtë, që shërbejnë si teste përgatitore në prag të kualifikueseve të ardhshme të kësaj grupmoshe.

Trajneri Armand Dama, i emëruar pak muaj më parë në krye të ekipit U-17, ka përzgjedhur 22 lojtarë për këto sfida. Skuadra do të nisë përgatitjet të hënën në Durrës, ku do të ndjekë një program intensiv stërvitor.

Ndeshja e parë ndaj Letonisë do të luhet më 26 mars, në stadiumin e Vorës, në orën 11:30. Takimi i dytë është programuar për datën 28 mars, në orën 10:00, po në të njëjtin stadium. Hyrja për tifozët do të jetë falas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat