Rekordi i shikuesve në Vushtrri kundër Velezhit të Mostarit në vitin 1987, Besnik Kollari me shokë...

Futboll

Rekordi i shikuesve në Vushtrri kundër Velezhit të Mostarit në vitin 1987, Besnik Kollari me shokë...

Nga: K.Goca Më: 24 mars 2026 Në ora: 16:26
Besnik Kollari me numër 8-të

Një ngjarje e futbollit që nuk harrohet nga gjeneratat e vjetra dhe të mesme padyshim është ndeshja e gjysmëfinales së Kupës së ish Jugosllavisë për të rinjtë, mes Kosovës së Vushtrrisë dhe skuadrës boshnjake Velezhit të Mostarit.

Rekord i shikueshmërisë në Vushtrri, një rekord që kurrë nuk u thye sa i përket shikueshmërisë me gjasë.

Rreth 5000 shikues ndoqën ndeshjen Kosova – Velezhi.

Skuadra nga Mostari kishte fituar me rezultat 1:0 më golin e Selimotiqit në minutën e 36-të, duke eliminuar vushtrriasit. 

Futbollisti Besnik Kollari me shokë u angazhuan maksimalisht por ishin të pafat që të fitojnë dhe të prekin finalen, ndërsa kryetrajner i kësaj skuadre në atëkohë ishte Ramadan Mehana. 

Kosova ishte më e mirë por jo gjithmonë fiton më i mirë në lojën  e futbollit.

E diel, 26 prill, 1987
Kosova – Velezhi 0:1

Stadiumi në Vushtrri.
Shikues: Rreth 5.000.
Gjyqtar kryesor Sllobodan Joviq, ndihmës Pame Ivanoviqi dhe Jordan Mickovski.
Shënues: Selimotiq (36').
Kartona të verdhë: Gjakolli i Kosovës dhe Knezoviq i Velezhit,
Koova: Rashica 7, F. Rashica 6, Mehmeti 6, Çollaku 6 (Behrami), Gjakolli 7, Galica 7, Ramiqi 6, Kollari 6, Maloku 6 (Shosholli 6), Halili 6 dhe Hyseni 6.
Velezhi: Bashiqi 7, Hërkaq 7, Knezoviq 6, Çerkiqi 6, Margeta 7. Sudar 7, Jokishiq 7 (Çampara), Selimotiqi 6, Rebac 7, Vesiqi 7 dhe Mavrak 7.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat