Policia jep detaje për futbollistin që vdiq në fushë

Futboll

Policia jep detaje për futbollistin që vdiq në fushë

Më: 4 prill 2026 Në ora: 08:41
Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, dje ka vdekur pasi ka humbur ndjenjat gjatë një ndeshje futbolli.

Ai nuk ka shpëtuar nga sulmi kardiak duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast tragjik.

”Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat