Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

Futboll

Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

Më: 8 prill 2026 Në ora: 19:06
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare e vajzave vijoi pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen ndaj Uellsit.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me fokus të veçantë në përgatitjen fizike dhe organizimin taktik.

Seanca nisi në palestër me ushtrime, për të vijuar më pas në fushë, ku stafi teknik punoi me grupin mbi skemat e lojës dhe situatat konkrete të ndeshjes.

Kombëtarja shqiptare do të vazhdojë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” deri të shtunën paradite, ndërsa në mbrëmje do të udhëtojë drejt Uellsit për sfidën e parë kualifikuese.

Ndeshja Uells – Shqipëri do të zhvillohet më 14 prill, në orën 20:15  në Wrexham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat