Arsimi nuk ia del në Gostivar

Futboll

Arsimi nuk ia del në Gostivar

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 14:18
Vardari

Vardari është rikthyer te fitoret në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pasi ka mposhtur Arsimin me rezultatin 1:0 në Gostivar, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Ligës së Parë.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Boban Nikollov në minutën e 19-të, me një goditje me kokë, duke i siguruar tri pikë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga trajneri Grof Bozhoviq.

Skuadra e Vardari renditet në vend të katërt me 27 pikë.

Në minutën e 70-të, Arsimi mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Gafurit, duke e pasur edhe më të vështirë përpjekjen për të barazuar rezultatin.

Arsimi është në fund të tabelës me 10 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat