Akne në pjesët intime? Ja gjërat që duhet të dini patjetër rreth tyre - Bota Sot
Akne në pjesët intime? Ja gjërat që duhet të dini patjetër rreth tyre

Këshilla mjekësore

Akne në pjesët intime? Ja gjërat që duhet të dini patjetër rreth tyre

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:26
ilustrim

Sa e sa herë keni menduar që nuk mjaftojnë vetëm aknet në fytyrë por tani dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Sidomos ato të fundshpinës, të acaruara që dhëmbin dhe ju bezdisin së tepërmi! Si fillim duhet të dini që nuk janë akne të mirëfillta.

Me siguri nuk do jenë të sikletshme si aknet në fytyrë sepse nuk janë aq të dukshme, por çfarë duhet të dimë për to?

Nuk janë puçrra sepse ato janë pjesë të sipërfaqes së lëkurës te cilat irritohen kur poret bllokohen nga papastërtitë ose nga yndyra në fytyre.

Aknet në zonat intime si fundshpina janë acarime te lëkurës si rrjedhojë e rrënjës së qimeve e cila mund të infektohen për arsye të ndryshme, nuk është asgjë për tu shqetësuar.

Tani që e kuptuat së çfarë janë në të vërtetë me siguri doni të dini se si mund ti zhdukni.

Nuk duhet ti shtypni në asnjë mënyrë dhe duhet të evitoni veshjet që ju bëjnë të djersitni dhe ju rrinë ngjitur pas trupit.

Vishuni sa më komodë, provoni ti mjekoni me dizifektantë që i përdorni dhe për aknet në fytyrë ashtu si edhe pastruesin e fytyrës kur ktheheni nga një dalje e gjatë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...