Dimër i gjatë me kile shumë; Pse shëndosheni dhe hani më shumë në këtë stinë e ka një arsye

Këshilla mjekësore

Dimër i gjatë me kile shumë; Pse shëndosheni dhe hani më shumë në këtë stinë e ka një arsye

Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Nëse ka diçka që kam mësuar në gjithë këto vite stërvitje dhe ushqim të kujdesshëm është që trupi mund të flasë dhe komunikojë. Kur është mirë dhe kur është keq, kur është i lodhur dhe kur ka fuqi dhe aftësi maksimale, duke na dhënë sinjale të vogla, që na takon ne të mësojmë, dëgjojmë dhe kuptojmë.

Lidhja me të bëhet më e fortë nëse tregojmë kujdes për regjimin dhe ushqimin që marrim. Fruta dhe perime të stinës, ushqime më pak të përpunuar me më pak konservantë dhe ngjyrues. Duket si fjalë të renditura bukur, por nuk janë vetëm aq. Kaq i thjeshtë është sekreti i një trupi të mirë: ushqimi.

I gjithë ky regjim bëhet i vështirë për t’u respektuar në stinën e dimrit kur kemi më shumë nevojë për energji dhe ushqim sepse trupi ka nevojë  për ndihmë që temperatura e tij të përballojë kushtet e reja atmosferike. Në stinën e dimrit kemi tendencë të qëndrojmë më shumë në shtëpi, të gatuajmë pjata dhe receta më kalorike duke nxitur kështu trendin për të ngrënë dhe për të marrë më shumë kalori. Tërheqja ndaj ushqimeve të ngrohta siç janë supat, drithërat, arrorët, apo orvatjet nga divani në kuzhinë ose frigorifer shtohen, sikurse dhe kilet tona. Një çokollatë e pafajshme që rri 3 sekonda në gojë, kthehet në armikun më të madh duke ndenjur tre muaj në vithe.

Por atëherë çfarë të bëjmë që të qëndrojmë sa më shumë në formë dhe mos vuajmë kaq shumë në pranverë gjatë kthimit në palestër  ( nëse kthehemi )?

Si fillim, duhet të jemi pozitiv sepse ne shqiptarët  jemi me fat. Në Shqipëri jemi të bekuar nga shumë ditë me diell të cilat na ndihmojnë më prodhimin e vitaminës D dhe si rrjedhojë ndihemi më pak të trishtuar dhe të mërzitur dhe për këtë arsye nuk kemi nevojë të mbysim trishtimin me ushqim.

Një këshillë e mirë është  pikërisht kujdesi gjatë ditëve të  ndërrimit të viteve, gjatë të cilave ushqehemi më shumë duke marrë shpesh dhe shpejt deri ne 2 kg, të cilat për arsyet e mësipërme hiqen më me vështirësi. Ushqehuni me pjata më pak kalorike dhe plot më proteina që ju bën të ndiheni të ngopur. Merrni disa snack me vete, edhe në punë, në mënyrë që të pickoni ndonjë ushqim gjatë ditës, por të kontrolluar, në mënyrë që mos tentoni të bleni ndonjë snack të konfeksionuar që ka më shumë kalori. Mundohuni të qëndroni aktivë dhe shtyjeni veten të kryeni punë në këmbë edhe kur është ftohtë. Vetëm momenti i parë është i vështire dhe kryhet me përtesë. Njëherë që era e ftohtë ju prek faqet duke ju dhënë një boots imediat,  do e kuptoni që keni bërë veprimin e duhur. Mundohuni të gënjeni trupin me çajra, lëngjes, apo biseda të gjata me miq apo takime në mënyrë që të largoni atë ndjenjën e urisë që ju kaplon.

Prandaj këtë dekade të re, bëhuni si gratë e lindjes që hanë porcione të vogla në pjatat e tyre, bëhuni si gratë franceze që ngrihen nga tavolina gjithmonë të uritura, mos iu dorëzoni ushqimit dhe kileve të tepërta për t’u ndjerë në faj në orët dhe ditët në vazhdim. Kalisni durimin me regjimin e ri qe do filloni sot e jo të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat