Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve

Kultura

Dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve

Nga: Dr. Kurt Gostentschnigg Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Dr. Kurt Gostentschnigg

Në muajt e parë të vitit 2019 vendosa në kanalin tim YouTube disa kumtesa mbi Jogën Integrale të Shri Aurobindos dhe të Nënës (Mirra Alfassa), vëllimin tim poetik “Perlen der Ewigkeit” dhe romanin tim“Agnan und Felesna”. Por nuk desha të flisja mbi botën spirituale, pa ditur për botën njerëzore. Kështu,që nga pranvera e vitit 2019, fillova të informohesha mbi politikën botërore. Njëra më çonte tek tjetra, një histori e pafund kërkimi dhe informimi. Strofka e lepurit e kabales satanike është shumë e thellë dhe shumë gjarpëruese ... Një gjerman, i informuar shumë mirë edhe mbiçështje spirituale edhe mbi çështje botërore, i cili më kishte kontaktuar lidhur me kumtesat e mia mbi Shri Aurobindon në YouTube, më furnizoi me literaturë përkatëse mbi shumë të ashtuquajtura “teori konspirative”.

Si QAnon-at, ushtarët digjitalë të Q-s, të operacionit më të madh të shërbimit sekret ushtarak për shpëtimin e Shteteve të Bashkuara dhe të botës, doja edhe unë të jepja kontributin tim për shpëtimin e botës, e njerëzimit, e popullit tim, e të dashurve të mi, e të afërmve të mi, e shokëve, kolegëve, fqinjëve dhe të njohurve të mi nga fundi. Kështu, më 25 dhjetor 2019, rreth dy muaj para Koronës në Evropë, dërgova e-mailin tim të parë në grup me tekstin vijues: “Të dashur miqtë e mi, po ju dërgoj në formë linqesh dhe dokumentesh informacione me prioritet të lartë. Kam vendosur t’i ndaj me ju. Disa prej jush ndoshta do të jenë tashmë të informuar mbi këto tema vërtet shumë serioze. Në qoftë se vetëm një pjesë e këtyre informacioneve është e vërtetë, atëherë ne duhet të dimë për këtë, për të qenë në gjendje të përgatitemi për të ardhmen dhe të mbrojmë lirinë dhe jetën tonë, lirinë dhe jetën e familjeve tona dhe sidomos atë të fëmijve tanë. Secili është i lirë t’i injorojë ose t’i mohojë këto informacione. Ata, që kanë nerva të forta dhe janë të gatshëm të marrin përgjegjësi për jetën e tyre, janë të lutur t’i shpërndajnë këto informacione në mediat sociale. Shumë faleminderit. Me dashuri. Kurt Gostentschnigg.”

Deri në mes të Nëntorit 2020 kam dërguar pothuajse përditë disa e-maile në grup mbi të gjitha temat e nxehta dhe jam marrë rregullisht me “Kurtis Blog”[1], të cilin e kisha filluar më 31 korrik 2020. Në këtë blog unë prezantoj në gjermanisht, anglisht dhe shqip punimet e mia historiko-shkencore, albanologjike dhe letrare, paraqes Jogën Integrale dhe Supramentale të Shri Aurobindos dhe informoj mbi ngjarjet në botë. Ndërkohë ma kanë kthyer shpinën shumë nga “miqtë” dhe kolegët e mi të profesionit, edhe disa të afërm, duke më sulmuar ose injoruar. Drejtuesi i Departamentit për Historinë e Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it, të cilin e njoh prej dekadash dhe me të cilin kisharealizuar disa projekte kërkimore të përbashkëta, i përkrahur nga dy, tre “policët e tij të bindjes”, ka shkuar madje aq larg sa më ka përzënë për shkak të botëkuptimit tim, i cili e kundërshton narrativën e tij ateiste të majtë të blertë.

Të paktët ishin të gatshëm të shihnin të vërtetën dhe faktet në sy. Në fillim nuk mund ta kuptoja, derisa realizova se shumica e “deleve në gjumë” nuk ka faj, sepse sistemi i shtetit të thellë (angl. Deep State) u bën lavazh truri që nga djepi, ashtu si edhe mua deri në mars 2019. Për shkak të kërkimit tim spiritual prej dekadash unë nuk isha në gjumë aq të thellë si pjesa më e madhe e njerëzve rreth e rrotull, kështu që tashmë si dele pak e zgjuar nga gjumi ndjeva se vetëm disa shumë të pasur i mbajnë fijet e pushtetit në dorë. Unë i quaja “të superpasurit” ose “koncernet”. Mirëpo nuk e kisha absolutisht idenë për mënyrën e ushtrimit të pushtetit të tyre, as për përmasën e kabales, as për protagonistët e tyre. Dija është një borxh, i cili duhet t’i paguhet vetes. Dija nuk të vjen vetë, por duhet marrë ose fituar nëpërmjet kërkimeve në vendin e duhur. Dija është fuqi.

Por ka vërtet njerëz që për një arsye apo për një tjetër kapen pas gënjeshtrës deri në frymën e fundit, sidomos intelektualë dhe të arsimuar, të cilët aq më tepër këmbëngulin në opinionin e tyre të indoktrinuar. Për shkak të humbjes së logjikës së shëndoshë ata nuk kuptojnë shpëlarjen e trurit që nga djepi gjer në vig nëpërmjet deformimit institucional, mediave propagandistike mainstream dhe mjeteve të tjera. Pohimi se vetëm arsimi çon në budallallepsje, i bie – përtej çdo ironie – shkëlqyeshëm pikës në gjithë këtë problematikë. Në vend të kësaj ne kemi nevojë për një formim të zemrës, i cili bazohet në të vërtetë, liri, lumturi dhe dashuri dhe nxjerr kështu më të mirën nga njeriu, potencialin e tij të pafund.

Gjithë këtë ne mund ta kuptojmë vetëm atëherë, kur të lajmë borxhin tonë të marrjes së dijes dhe të bëjmë kërkime deri në fund të piramidës së pushtetit me mendje dhe zemër të hapur sipas motos “Ndiq gjurmën e parasë” përtej mediave dhe shkencës mainstream, të cilat janë pjesë e sistemit shekullor të shtetit të thellë të kontrollit dhe drejtimit të njerëzimit. Unë them gjithmonë: ai që kërkon, gjen. Unë e di për se po flas, sepse kam marrë pjesë për dhjetra vite në këtë ndërmarrje të shpëlarjes akademike të trurit. Dikur kam ndier së brendshmi që diçka nuk shkon në parim, kështu që jam vënë në kërkim. Gjatë rrugës së kërkimit kam gjetur lloj-lloj gjërash, të cilat më çonin në njohje të dhimbshme, gjëra, të cilat nuk do t’i kisha besuar kurrë dhe nuk do t’i kisha mbajtur për të vërteta, në qoftë se i kisha dëgjuar nga dikush tjetër. Ashtu si ndonjë lexues i këtyre rreshtave nukmë beson mua tani, sepse nuk ka kërkuar ende të vërtetën në vendin e duhur. Unë kam mirëkuptim të plotë për reagimin e tij.

Kur ta kemi kalur një ditë disi shëndoshë këtë shfaqje diabolike lugetërish, do t’ua dimë për nder para së gjithash luftëtareve dhe luftëtarëve të zemrës, të cilët me gjithë armiqësitë rreth e rrotull – në rrethin familjar, farefisnor, miqësor, fqinjësor dhe kolegjial – dhe me gjithë sanksionet nga ana shtetërore-zyrtare i kanë dalë zot vetë dhe i kanë qëndruar besnik së vërtetës. Ata janë heronjtë dhe heroinat, emrat e të cilëve do të shënohen në librat e ardhshëm të historisë. Por jam i sigurt se ata nuk u japin rëndësi gjërave të jashtme, sepse e njohin vlerën e tyre të vërtetë të brendshme, të cilën çdo njeri, në qoftë se e do vërtet, mund ta gjejë.

Në muajt e fundit jam njohur për herë të parë me censurën. Videoja “Briefe eines Vaters an die Schule seines Sohnes” (shqip: „Letrat e një babai drejtuar shkollës së djalit të tij”), e cila brenda vetëm tri ditëve është parë 5500 herë, është censuruar ose fshirë nga YouTube për shkak të njërit ose tjetrit koment. Ndërkohë ajo është e disponueshme përsëri në kanalin YouTube “Politcafé” nën titullin „Ein Vater schreibt an die Schulleitung | Grundschule Graz“[2](shqip: “Një baba i shkruan drejtorisë së shkollës | shkollës fillore Graz”).Punime shkencore dhe artikuj publicistikë, në të cilët flas ndër të tjera për Zotin dhe Shpirtin, për popullin dhe kombin, janë refuzuar nga redaksi të ndryshme.

Por ka një redaksi reviste që qëndron në traditën demokristiane, për të cilën nuk do të kisha menduar se ajo do të botonte të gjitha punimet e mia shkencore dhe artikujt e mi publicistikë pa ngurrim dhe diskutim. Ngaqë unë shkruaj për rilindjen e Të Shumtëve të përjetshëm, me çka nënkuptohen edhe Shpirtra individualë edhe Shpirtra kolektivë. Gjithë kjo e kundërshton mësimin zyrtar të Kishës Katolike me dogmat e saja të zemërftohta dhe të palogjikshme të krijimit të Shpirtit, të mallkimit të përjetshëm, të mohimit të rilindjes dhe të pagabueshmërisë së Papës. Po, fjala është për “Dielli Demokristian”[3]. Emri i revistës përmban tri nocione thelbësore: diell, demokraci dhe krishtërim. Unë vetë përdor në të gjitha shkrimet e mia shprehjen simbolike “Diell Një-Shumë i Dashurisë” për Hyjnoren gjithpërfshirëse. Demokracia e vërtetë është sundimi direkt i popullit nëpërmjet përfaqësuesve të popullit, të cilët zgjidhen direkt nga populli dhe përgjigjen personalisht për vendimet dhe veprimet e tyre. Sistemi partiak ende sundues, i cili i hap portat korrupsionit, i zë udhën sundimit të vërtetë të popullit. Krishtërimi i vërtetë është krishtërimi i hershëm, për të cilin rilinjda ishte diçka krejt e natyrshme dhe i cili përqendrohej vetëm në urdhërimin qendror të Jezu Krishtit “Duaj Zotin dhe të afërmin si vetveten”.

Në rastin e Koronës nuk bëhet fjalë për një pandemi vdekjeprurëse, por për një të ashtuquajtur Great Reset[4], i cili synohet nga Forumi i Ekonomisë Botërore (World Economic Forum) për hyrjen e një valute të vetme botërore digjitale pa garanci ari dhe pa para në dorë dhe me një të ardhur bazë të pakusht, gjoja për heqjen e kapitalizmit, në të vërtetë për vendosjen e një socializmi botëror, i cili përfundon në komunizëm, në Rendin e Ri Botëror të kabales. Korona është faza e kondicionimit, d.m.th. e mësimittë popullsisë me “normalitetin e ri” të punës në shtëpi, të kufizimit të udhëtimit, të distancës sociale, të të ardhurave bazë dhe të tracking-ut. Faza e implementimit do të jetë pastaj vaksinimi, çipimi, përqendrimi i popullsisë në Smart City-s etj.. Kush nuk bindet, atij i mbyllet thjesht kontoja e tij digjitale. Në vitin 2030 nuk duhet të ketë më pronë private, njerëzit duhet të rrinë në zona të mëdha banimi. Qëllimi i fundit është transhumanizmi satanik i pashpirt, një ekzistencë bioroboti e çnjerëzuar.

Për të bërë që të pranohet agjenda ndërkohë jo më sekrete e Great Reset-it, nevojitet një rënie totale e ekonomisë. Mirëpo kundërmasat e Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – rihapje e manifakturave, ulje dhe heqje e taksave, ngritje e rrogave, ulje rekord e kuotës së papunësisë, asnjë lockdown të dytë etj. – parandalojnë rrënimin e planifikuar të ekonomisë botërore. Patriotët rreth Q-së dhe Trump-it synojnë një sistem ekonomie popullore, në të cilin implementohen gradualisht NESARA për SHBA-të dhe GESARA për gjithë botën.[5]Sistemi i ri i sigurt financiar QUANTUM do të funksionojë me anë të teknologjisë Blockchain dhe do të garantohet me ar.[6] Ai do t’i japë fund sistemit të bankave qendrore me para Fiat, e cila bazohet në borxhe. SHBA-të, Japonia dhe shtetet BRICS Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore marrin tashmë pjesë në sistemin e ri. Pasuria do t’i rikthehet hap pas hapi popullsisë botërore. Në fund nuk do të ketë më banka qendrore private, të cilat mund të ndikojnë, korruptojnë dhe kërcënojnë qeveritë. Shteti i thellë synonte, me Hillary Clinton-in si presidente, Luftën e Tretë Botërore, rezultati shkatërrimtar i së cilës do t’i shërbente si pretekst për realizimin e Great Reset-it. Meqë Trump-i ka ndërhyrë, shteti i thellë i var shpresat tani tek Korona-Fake, për të arritur skllavërimin përfundimtar të njerëzimit.

Q-ja ka postuar se e vërteta nuk mund t’u thuhet, por duhet t’u tregohet njerëzve. Kjo duhet të ndodhë tani nëpërmjet zbulimit të “mashtrimit elektoral më kolosal në histori”, si e ka shprehur ish-ambasadori i Vatikanit në SHBA (2011-2016), Arqipeshkvi Carlo Maria Viganò, në një letër të hapur[7] drejtuar katolikëve amerikanë dhe të gjithë amerikanëve me vullnet të mirë.

Këtu një përmbledhje e shkurtër e dhjetë kategorive të mashtrimit në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA:

1.)veprime të paramenduara ose pakujdesi e rëndënga ana e ndihmësve të betuar në nivelin shtetëror ose qarkor ose e zyrtarëve të tjerë, si p.sh. e anëtarëve të shërbimit postal amerikan

2.)fletëvotime me postë në kombinacion me mbledhjen e fletëvotimeve (veçanërisht sasi fletëvotimesh, të cilat janë sjellë para ose pas fundit të zgjedhjeve më 3 nëntor 2020)

3.) veprime të kundërligjshme ose gabime të rënda nëpërmjet internetit, të cilat ndikojnë në rezultatin zgjedhor (ndalim i numërimit për fshirjen ose zhvendosjen e votave me anë të një algoritmi të caktuar; makina votimi, në të cilat mund të hyjë çdo haker)

4.) regjistrim i paligjshëm i masave të pjesëmarrësve të paligjshëm

5.) anomali statistikore, të cilat lënë të hamendësohet një joprobabilitet i fortë i votimeve për Biden-in

6.) përpjekje të paramenduara për të mos dhënë hyrjen, transparencën dhe mbrojtjen e barabartë

7.) sulm kibernetik(cyber) dhe refuzim shërbimor në të gjitha përpjekjet për të hulumtuar, identifikuar dhe botuar mashtrim

8.) tirani e “provuesve të fakteve” dhe e “hedhësve poshtë” të tyre

9.) përpjekje të paramenduara për t’u refuzuar pakicave hyrjen, mbrojtjen dhe të drejta qytetare të barabarta

10.) mungesë kujdesi dhe regjistrim i parregullt i votuesve.[8]

Avokatët shumë të respektuar Sidney Powell dhe Lin Wood, avokatët e popullit, si dhe Rudy Giuliani dhe Jenna Ellis, avokatët e Trump-it, janë duke mbledhur prova për mashtrimin elektoral dhe duke formuluar një padi përkatëse. Meqë ra fjala, Powell-i është një avokate e ushtrisë dhe e vetmja në SHBA, e cila është kompetente për një padi për shkak të tradhtisë së lartë. Në lidhje me padinë për shkak të mashtrimit elektoral janë përmendur tashmë publikisht aktorët individualë dhe kolektivë si vijon: Dominion Voting Systems, një ndërmarrje kanadeze për software dhe makina zgjedhore; Smartmatic, një ndërmarrje multinacionale e specializuar në ndërtimin dhe implementimin e software-it elektronik zgjedhor; Scytl, një ofrues spanjoll i sistemeve elektronike dhe i teknologjisë zgjedhore; Mark Malloch Brown; George Soros; Bill Gates dhe Microsoft; Barack Obama; Clinton-Foundation;CIA; aktorë nga Kina, Hongkongu, Irani, Venezuela, Kuba, Kanadaja, Gjermania, Serbia, Zvicra dhe Britania e Madhe.Dominion-i çon tek Smartmatic-u, një firmë, e cila është në pronësi të dy venezuelasve me lidhje të ngushta me ish-presidentin e Venezuelës Hugo Rafael Chávez. Mark Malloch-Brown, kryetari i Smartmatic-ut, është anëtar i bordit global të fondacionit Open Society i George Soros-it, shoku më i mirë i të cilit është vetë ai. Soros-i është donatori më i madh i demokratëve amerikanë, i Antifa-së dhe i lëvizjes Black Lives Matter.

Për shkak të fletëvotimeve të falsifikuara dhe të prodhuara në Kinë dhe të serverave spanjollë në Frankfurt kemi të bëjmë gjithashtu me një ndërhyrje të huaj në zgjedhje. Ushtria amerikane ka bastisur zyrën e firmës spanjolle software Scytl në Frankfurt për të sekuestruar servera, të cilat përmbajnë prova për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor në SHBA. Votat e dhëna pra nuk janë numëruar në SHBA, por në Gjermani! Software-i zgjedhor Dominion, i zhvilluar nga Microsoft-i i Bill Gates-it, dhe makinat zgjedhore Dominion, si duket, janë programuar për mashtrim sistematik elektoral, për të vjedhur votat e votuesve, të cilët mbahen në iluzionin e zgjedhjes së lirë të përfaqësuesve të popullit nga populli. Shumë vende të botës e përdorin këtë software dhe këto makina për zgjedhjet e tyre. Tani na shtrohet neve si lexuesve të “Dielli Demokristian” pyetja e madhe: Si është puna me ligjshmërinë e zgjedhjeve në dekadat e fundit në Bashkimin Evropian, Zvicër, Gjermani, Austri, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni?

Masa e madhe e beson vetëm atëherë, kur e sheh vetë. Prandaj patriotët rreth Trump-it e kanë futurshtetin e thellë në grackë, me qëllim që të gjithë të shohin se çfarë është i aftë të bëjë dhe se kush janë aktorët e tij të vërtetë, të cilët po zbulohen vetë, të sigurt për fitoren, duke e uruar Joe Biden-in, i cili është deklaruar nga mediat mainstream para shpalljes zyrtare të rezultatit zgjedhor si presidenti i ri, dhe duke i bërë atij të ditur se janë të gatshëm për bashkëpunim me të në lidhje me Great Reset-in. E ashtuquajtura “kartë e Trump-it” (angl. “Trump Card”) duket të jetë demaskimi i sistemit botëror të mashtrimit elektoral, i vjedhjes sistematike të votave të popullit. Mjetet e përdorura nga Trump-i për këtë ndoshta janë: një shenjë uji e fshehtë digjitale e pakopjueshme brenda shenjës së ujit në fletëvotimet;një regjistrim paralel i dhënies së votave nëpërmjet teknologjisë së pamanipulueshme Blockchain; një survejim total në kohë reale i kryer nga NSA-ja nëpërmjet satelitëve; vënia në punë e gardës kombëtare gjatë zgjedhjeve.

Ekipi i avokatëve të Trump-it ka mbledhur ndërkohë qindra deklarata nën betim të dëshmitarëve, të cilat u paraqiten gjykatave si mjete prove. Dëshmitarë dhe gjyqtarë kanë marrë kërcënime me vrasje. Mediat mainstream (Big Media), të udhëhequra nga CNN-i, heshtin për këto mjete prove, nuk raportojnë mbi to ose përpiqen të bëjnë gjitçka qesharake. Mediat sociale si Facebook, Twitter dhe YouTube (BigTech)censurojnë të vërtetën ku mundin. Me këtë BigMedia dhe BigTech bëhen bashkëfajtorë në mashtrimin elektoral. Në fund, si duket, çështja do të vendoset nga gjykata më e lartë, Supreme Court: ose rinumërim i votave të vlefshme ose anulim i zgjedhjeve. Nuk bëhet fjalë më për një rizgjedhje të ligjshme të Trump-it, por bëhet fjalë për mbrojtjen e kushtetutës amerikane, për garancinë e ligjshmërisë së të gjitha zgjedhjeve të ardhshme amerikane, bëhet fjalë për SHBA-të, për botën.

Disa njerëz e kanë kuptuar këtë tashmë gjatë lockdown-it të parë të rëndë në pranverë. Tani, gjatë lockdown-it të dytë të rëndë në vjeshtë dhe dimër 2020/2021, masat e të cilit godasin në radhë të parë shtresën e mesme mu në zemër, do të zgjohen shumë të tjerë nga gjumi. Nuk mund t’u thuhet njerëzve; duhet t’u tregohet. E shprehur ndryshe: kush s’ dëgjon, e pëson!Për disa do të bëhet me shumë dhimbje. Por edhe pas kësaj do të ketë njerëz, të cilët – për një arsye apo për një tjetër – nuk do të (duan të) shohin deri në fund, se çfarë po bëhet ose është bërë.

Gjermania, çelësi dhe guri kyç për paqen botërore, tani si regjim i Merkel-itpo vihet në mengene nga dy anët: nga ana e SHBA-ve për shkak të serverave zgjedhore Dominion në Frankfurt, dhe nga ana ruse për shkak të intrigës gjermane Nawalny. Javët ose muajt e fundit të Republikës Federale të Gjermanisë (RFGJ) janë të numëruar. Mbyllja e administratës së okupacionit RFGJ nga aleatët SHBA dhe Rusi si dhe kthimi i Gjermanisë në sovranitetin e saj të Perandorisë Gjermane të vitit 1871 do të nënkuptojnë gjithashtu fundin e organizatave të shtetit të thellë Bashkim Evropian (BE), Organizatë e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe NATO.

Trump-i ka arritur një fitore të plotë dhe mbetet presidenti amerikan. Këtu kemi të bëjmë me mashtrimin më të madh elektoral të të gjitha kohëve, zbulimi i të cilit në javët dhe muajt e ardhshëm do të shkaktojë një zgjim të madh në tërë botën, sepse lidhur me këtë do të dalë në dritë kabalja e shtetit të thellë kundër njerëzimit, e mbështetur nga Big Media dhe Big Tech, me të gjitha format e luftës hibride[9] – luftë informative, luftë psikologjike, kontroll i mendjes etj. – dhe me të gjitha krimet kundër njerëzisë – pedofili, abuzim i fëmijëve, rituale satanike të flijimit të fëmijëve etj..Vetëm majtistët hardcore dhe ateistët e betuar do të vazhdojnë gjumin e tyre të thellë të shpëlarjes së trurit. Atyre nuk kemi ç’u bëjmë më. Pa SHBA-të Great Reset-i i bankave qendrore të shtetit të thellë dhe globalizmi i udhëhequr nga partia komuniste kineze janë të paracaktuar që të dështojnë përfundimisht.

“Dhjetë ditët e errësirës”, të paranjoftuara nga Q-ja, do të vijnë atëherë, kur shteti i thellë do të përpiqet të largojë Trump-in me dhunë nga Shtëpia e Bardhë. Kështu apo ashtu, nëse deklarohet Trump-i apo Biden-i si fitues i zgjedhjeve: lufta civile në SHBA do të ndodhë, sepse aktorët e shtetit të thellë do të luftojnë për jetën e tyre dhe patriotët do ta përfundojnë çështjen. Fuqitë në sfond me marionetat e tyre në të gjitha vendet do të mbrohen sigurisht me duar dhe me këmbë kundër rënies së tyre, por kundër ushtrive patriotike të Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut nuk do të kenë shans në fund. Mirëpo, puna për popullsinë në disa pjesë të botës mund të bëhet ende shumë e ashpër, para se kësaj kabaleje diabolike t’i jepet fund një herë e përgjithmonënga forcat e dritës.Gjenerali Michael Flynn është aktivizuar. Kraken-i është lëshuar.[10]

[1]https://kurtgostentschnigg.blogspot.com/

[2]https://www.youtube.com/watch?v=uWRMbY_9mrE&t=57s

[3]https://dielli-demokristian.at/

[4]https://www.youtube.com/watch?v=wYf-3PhzAJM&feature=youtu.be

[5] Si hyrjenëtemë„NESARA/GESARA“ shih:https://thegesaraclub.com/my_profile/pimpy-investments/; zur Vertiefung siehe: https://www.youtube.com/results?search_query=pimpy+investment+chat+nesara+gesara

[6]Si hyrjenëtemë „Quantum-Finanzsystem“ shih: https://emmyxblog.wordpress.com/2019/03/07/qfs-ausserweltliches-geldsystem/

[7]https://www.epochtimes.de/politik/ausland/erzbischof-vigano-zu-us-wahl-betet-zu-gott-kinder-der-finsternis-greifen-nach-der-macht-a3375530.html

[8]https://www.epochtimes.de/meinung/gastkommentar/wir-haben-nun-eine-mutige-neue-welt-betreten-in-der-wir-auf-nationaler-ebene-wahlergebnisse-venezolanischer-art-erzielen-a3377065.html

[9]https://shop.expresszeitung.com/shop/shop/alle-ausgaben/ausgabe_31.html

[10]https://www.brighteon.com/01b357fa-2ee4-4a79-8287-384f391966f7

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat