Shprehja e imagjinatës emocionale në vëllimin poetik “Ajo...” të poetes Mirsada Krasniqi

Kultura

Shprehja e imagjinatës emocionale në vëllimin poetik “Ajo...” të poetes Mirsada Krasniqi

Nga: Milazim Bajraj Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:26
Mirsada Krasniqi

Duke lexuar vëllimin poetik lirikat më të bukura të poetes së re Mirsada Krasniqi me titullin shumë karakteristik “Ajo...”,e që titullin e shoqërojnë tri pika, që rrallë e hasemi në veprat tjera, gjë qe vërtetë Ajo, është përtej asaj qe mbulon vëllimin poetik me pesëdhjetë e tri lirika qe i prinë poezia “Kohës”, për ta përmbyllur me dy poezitë e fundit “A të pres” dhe “Nuk deshta”.

Përmbledhja në fjalë e poetes Krasniqi, është sa magjepse aq e ndjeshme, është një bredh i stolisur me shumë nuanca jetësore, është perde mëndafshi, qe i ngjanë një panorame bardhe e zi, siç është vetë jeta, ani se rrugët dhe rrugicat e zymta në këtë vëllim poetik i mund vetë shpresa. Pothuaj, gjithmonë subjekti lirik sikur komunikon më veten e dytë Ti, apo me ty, rrallëherë na del si unë apo mua, sepse Ajo është Ti, e Ti na del si Ajo.

Kohën e brishtë tek poetja Krasniqi, sikur e betonizon  Ëndërrkeqëja, që është edhe titull i poezisë që vetë koha do ta vras si fenomen që vetë poetja do të thoshte: Cili zë do të mund të këndojë për ty duke u zotuar në poezinë “Më beso”,thotë poetja “Gjithmonë do të jem aty”.Rrallëherë  atakonë poetë, m’këtë rast poeten Krasniqi si luftëtare e paepur me vargun e saj, “Ajo...”dha përtej vetes në dyluftim me jetën labirinth, duke ngulitur me vargun hermetik si “Ti e dashur je Ti, vetë jeta- jeto”, do te thoshte autorja.

Ne tërë përmbledhjen me dhjetëra ngjyra spërkatet jeta “Pranvera e qytetit të huaj” si në veten e parë kërkonte “Ne mesin e njerëzve t’i bëj vend vetes, ne vendin që s’më  takonte” atëherë zhgënjimi bën të veten, deri aty sa poetja klithte: “Kjo nuk jam une”!

E keqja në kohë dhe hapësirë do ta dehte poeten, qe do ta vrasë poezinë si:”Ne tavolinën e rakisë” vërehet dojeni poetik unë dhe ti, do te thoshte poetja Krasniqi:”Do ta përqafosh hijen time dhe ta mbushesh lot gotën e rakisë..”

Ajo, asnjëherë nuk qëndron vetëm si uni i saj, ajo soditë pellgjet me bukuritë e saja natyrore të dashurisë së vargut poetik “Dhe thurë kurorën e dashurisë sonë”(Poezia ”Kur ti je këtu”).

Motivi i dashurisë ne lirikat e poetes Krasniqi, merr dimensione  universale si dashuria e nënës pakufi:

“Kush ndjenë më shumë dhembjen tënde,

Kush më shumë përpos nënës tënde”(Poezia “Me të dashurës sime”).

Zhgënjimi i autores Krasniqi, sikur kthehet në forcë, ajo vazhdon neper labirinthe  olimpike duke kërkuar dashurinë , ajo nuk hesht dot:

“Te mos me trazosh me shpirtin

Me ka mbaruar durimi,

S’do të fshihem më në këtë histori...”

Tek lirikat e poetes Krasniqi dominuese eshë veta Ti, qe e përcjellë autoren si hije imagjinatë, qe në të nxehtë krijon freski, e në të ftohte dashuri, e shoqëruar më plot figuracione si krahasimi, simboli ,kontrasti, përsëritja anafora, qe atakojnë me planetët kozmike, si dielli ,hëna, toka ,ujë ,qielli e tjera. Duke u konfrontuar me jetën, ëndrrën dhe shpresën e nëpërkëmbur, ëndërrkeqja si sinonim në kohë dhe hapësirë si hije tinëzare qe ngërthen më vete titullin e poezisë ” Endërrkeqja ”.

Kontrasti në poezi krijohet përmes ngjyrave ,emocioneve, si natë e ditë, terr e dritë ,bardhë e zi ,fenomen ky që shoqëron pa dashtë poezinë e  Mirsada  Krasniqit, qe autorja do ta vrasë me meteorë :”Si copëza dëshirash, do të pres, të më sjellësh pjesën time”

Tema e dashurisë te poetja Krasniqi, është maja e “Ajsbergut”, është  olimpiadë ,që herë - herë del si dashuri në mungesë ,si tema e mërgimit ,qe ndryshe poetja do ta quante” Rruga e lotëve”(Poezia “Te huajt ”.Tema tabu te këtij vëllimi poetik janë padyshim ,dashuria ,ëndrra, jeta ,dhembja e shpresa, janë rrëfim qe s’ka fuqi qe mund t’i ndal:

“Desha të mos e njoh

dhembjen time

ëndërrova  edhe njëherë

këngë gëzimi”(Poezia” Edhe këtë  ditë pa ty”).

Lindja, Perëndimi e Pasqyra edhe si tituj ,bëhen  elemente ,fenomene jetike, qe poetja përdor si slogane të fuqishme poetike në vargun që laton:

“O pasqyrë, ma zhduk sorratin

Nëse jam për te mos u parë”(Poezia “Pasqyre”).

Te lirikat e Mirsada Krasniqit,heshtja behet figure qe shpirtëzon edhe te A. Shkreli, ku shprehet poetja:

“Më shumë pëlqej heshtjen tënde

Se fjalët bosh ( Poezia ” Më në fund ”).

Uni i vetë poetes në veten e parë shpreh dashuri dhe përgjegjësi si :

”Sa dua te pi uji nga dora jote,                                                                                                                         

 Por e di qe etjen nuk do ta shuaj”.                                                                                                                          

(Poezia “Etje”).

Dashuria te poetja e re ,nuk bie viktimë, duke gjetur rrugë e rrugica të reja, ani se venitet:

“Një përqafim dhe të them

Lamtumirë,

Gëzohem qe nuk ndjeje me asgjë..”.(Poezia ”U dorëzova”).

Nëse varka e jetës sjellë trishtim ,ajo mbetet në pritje për shpëtim që korrespondon me poezinë ”Po pres” poetja shpreh hipotetizem, derisa veprojnë  hijena  dashakëqinj,”e “Çka te pres? Apostrofon dashtninë e tij”, duke atakuar figurën e anaforës:

“Qe nuk diti të dashurojë

Qe nuk diti te ndërtojë

Qe nuk diti që të shtërngojë..”,duke aluduar shpresvrarë: ”Më thua a te pres?”.

Ky vëllim poetik letrar mbyllet si me një ombrellë me figuracionin e përsëritjes te poezia ”Po t’me njihje” ,pas gjithë kësaj beteje në vargje, Ajo...s’është me Ajo...,këtë  e pohon vetë autorja “S’jam me ajo, sepse thotë poetja Krasniqi :”Nuk deshta”,qe është edhe poezia e fundit e saj, ajo vë kapak propolisi si bleta kosheres se vete, ku do ta mbyllë me kryefjalën e krejtë  kësaj përmbledhjeje poetike labirinth..

“Me more

Endrrën  më të bukur,

DASHNINË!

PERFUNDIM

Në tërë përmbledhjen poetike” Ajo...” te poetes Mirsada Krasniqi, dominon veta e dytë në subjektin lirik,ku nën hijen e saj herë - herë veta e parë  mshihet  gjithmonë si mish nën thua, si në veten e dytë Ti,

Sepse tanimë ajo është bërë uni i saj ,poetes Krasniqi, që ngjiiz me vete bukurinë artistike e imagjinatave qe premton në të ardhmën vepra ndjesie poetike të mrekullueshme. Mendoj se, galerisë së quajtur letërsi artistike, po i shtohet tharmi i vëllimit poetik te përmbledhjes  “Ajo...” të poetes  Mirsada Krasniqi, qe lexuesve uroj lexueshmëri të këndshme ,e poetes se re shëndet dhe krijimtari të begatshme!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat