Presidenti francez nderon Kadarenë/ Oficer i madh i Legjionit të Nderit

Kultura

Presidenti francez nderon Kadarenë/ Oficer i madh i Legjionit të Nderit

Më: 1 janar 2021 Në ora: 19:26
Ismail Kadare

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, është vlerësuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i madh i Legjionit të Nderit”.

Në shpalljen e urdhrit të legjionit të nderit, të botuar më 1 janar në fletoren zyrtare, emri i shkrimtarit shqiptar, shfaqet përkrah 483 njerëzve të tjerë të shquar. Vlerësimet për ta ndahen në kalorës, oficerë, komandantë, oficerë të lartë dhe kryqe të mëdha.

Bashkë me Ismail Kadarenë, si oficer të lartë, janë vlerësuar edhe sociologia Claudine Herlizch, egjiptologu Kristian Ziegler dhe shkrimtarja franko-bullgare, Julia Kristeva. Ismail Kadare mbante titullin prestigjoz “Komandant i Legjionit te Nderit” që nga viti 2016, ndërsa tani shpallet “Oficer i madh i legjionit të nderit.

Me tituj dhe vlerësime të larta janë nderuar edhe të tjera personalitete të njohura.

I themeluar nga Napoleon Bonaparte në 1802, Legjioni i Nderit është më i larti nga nderimet kombëtare franceze. Sot, legjioni ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat