Shaban Krasniqi e sjell të jetësuar në kengë poezinë antologjike të Ismail Kadaresë – Ca pika shiu…/Mâll

Kultura

Shaban Krasniqi e sjell të jetësuar në kengë poezinë antologjike të Ismail Kadaresë – Ca pika shiu…/Mâll

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:16
Shaban Krasniqi

Pikërisht në ditëlindjen e tij, më 3 janar, këngëtari Shaban Krasniqi na shkroi:

…Si këngë, edhe mund të mos jetë më e njohura, përkundër faktit se disa kompozitorë e këngetarë të njohur e kanë komponuar, përkatësisht kënduar, duke u përpjekur t’a sjellin në piedestal, si të tillë! Një përpjekje të kësaj natyre e bëra edhe unë përmes pjesëmarrjes time në edicionin e 31-të të Festivalit “Fambaku i Prizrenit 2020”!

Si poezi, pa fije dyshimi, Mâll/Ca pika shiu rane mbi qelq, është ndër ato poezitë e rralla antologjike në letersinë bashkëkohore shqipe, vargjet e së ciles, së paku pjesërisht apo edhe plotesisht, pothuaj nuk ka intelektual apo shkollar i mirëfilltë shqiptar që nuk ia di:

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë…….

Muzikën e këngës e punoi vetë Shaban Krasniqi, ndërsa orkestrimin e aranzhimin i punoi Arbër Krasniqi. Ky i fundit bëri edhe montazhin e filmimeve të bëra nga fotografi e kameramani i talentuar, Bleron Çaka. Pamjet bardhë e zi janë nga qyteti antik i Vushtrrisë, prej nga edhe vie këngëtari!

Përndryshe Krasniqi njihet për jetësimin në këngë të dhjëtëra perlave poetike shqiptare nga Naim Frashëri, Lasgush Poradeci, Ali Asllani, Dritëro Agolli,Gjokë Beci, Agim Doçi, Naim Gjoshi, Mentor Thaqi….

Ja edhe linku i klipit në fjalë: 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat