Ftohen poetët për pjesëmarrje në Takimet Ndërkombëtare Letrare ‘Azem Shkreli 2021’

Kultura

Ftohen poetët për pjesëmarrje në Takimet Ndërkombëtare Letrare ‘Azem Shkreli 2021’

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:50
Azem Shkreli

Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli 2021” kanë hapur konkursin për pranim të poezive.

Edicioni i 19-të i manifestimit letrar në Pejë pritet të organizohet në datat tradicionale, 23 e 24 maj, teksa ato do të vlerësohen nga juria e Këshillit Organizativ.

Poezit të cilat dërgohen në këtë organizim letrar duhet të jenë të pabotuara dhe jo më të gjata se dy faqe kompjuterike.

Konkursi do të jetë i hapur për poetët deri më 31 mars 2021, teksa poezitë duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected] 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat