Sot e 15 vjet na u konfirmua njohja e Kosovës me praninë e personaliteteve botërore në varrimin e presidentit dr. Ibrahim Rugova

Kultura

Sot e 15 vjet na u konfirmua njohja e Kosovës me praninë e personaliteteve botërore në varrimin e presidentit dr. Ibrahim Rugova

Më: 20 janar 2021 Në ora: 07:10
Ibrahim Rugova

Në këtë 15 vjetor të shkuarjes në amshim të Presidentit Historik e Shpirtëror të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u përpoqa të shkruaja pak fjalë për madhështinë e tij si shkrimtar, si intelektual, si studiues, si akademik, si politikan, një njeri parasegjithash!

Mbi bazën e studimeve të shkelqyeshme, me notën më të lartë, në një afat rekord, Ibrahim Rugova arrin të vazhdojë studime të doktoraturës në Paris, në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Më pas ai, për afro dy dekada, veprimtarinë e tij shkencore e zhvillon në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Me krijimitari letrare ishte marrë edhe më herët, madje që në vitet 60-të. Ai ka lënë një fond shumë të çmuar letrar e akademik.

Si intelektual i përmasave akademike, më 1988 ishte zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila ishte bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, për të kundërshtuar sistemin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Duke i parë zhvillimet e kohës, intelektuali i madh, me vizionit e tij shumë të saktë për të ardhmen, kishte intensifikuar zëri kundër sistemit të atëhershëm dhe zgjedhet në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si lëvizje e parë politike pluraliste në Kosovë që kundërshtonte hapur regjimin komunist të kohës.

Kam pasur fatin ta njihja dhe të punoja përsafërmi me Presidentin Ibrahim Rugova, i cili ka pasur qasje shumë konstruktive me mërgatën shqiptare. Personaliteti dhe komunikimi i tij me faktorin ndërkombëtar dhe çarqet të rëndësishme ka ndihmuar shumë edhe pozitën e mergatës shqiptare në vendet ku jetonë.

Janë kryesisht disa forma të realizimit të idesë për pavarësinë e Republikës së Kosovës, të Presidentit Ibrahim Rugova, e që ishin:

§ Besimi i tij në fuqinë e rinisë shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi si mbrenda ashtu edhe jashtë në mërgatë;

§ Besimi i tij në klasën punëtore të Dardanisë Antike me në krye minatorët e Trepçës;

§ Për zhdukjen e vëllavrasjes dhe shtrirjen e dorës së pajtimit, në pajtimet shqiptare me në krye të madhin Anton Çeta;

§ E drejta ndërkombëtare e historike për pavarësinë e Dardanise Antike si popull autokton në Gadishullin ILIRIK;

§ Besimi i fuqishëm në mbështetje të SHBA-ve, Anglisë, Gjermanisë dhe të Vatikanit;

§ Gjuha, letërsia, kultura, gjaku i pastër, ADN-ja Pellazgo-Ilire, që dëshmojnë se janë Zot të këtij vendi, janë autokton në troje stërgjyshore, për dallim nga popujt tjerë ardhacak;

Me urtësinë, mençurinë e tij arriti ti bindi të gjithë ata që kishin nivel shkollimi të lartë dhe ideal properendimor dhe në veçanti pro SHBA, për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare. Një unitet i tillë arrihej vetëm përmes frymës “RUGOVIANE”, për mënyrën e sensibilizimit dhe beshkimin e të gjithë shqiptarëve me një ideal, që të shndërrohen në faktor, që pa zgjedhjen e problemit shqiptar, nuk do të ket qetësi as Evropa.

Me vizionin e tij ai çoi përpara shumë procese për Kosovën, duke bërë kornizën bazë të shtetit dhe të Pavarësisë së Kosovës.

Kosova me Ibrahim Rugovën sot do të dukej shumë ndryshe. Gjithë këto zhvillime në skenën politike në Kosovë, e kanë vënë në një dilemë të madhe popullin edhe ashtu të lodhur.

Ndërtimi i marrëdhënieve të përhershme, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vepra më sublime që na e ka lënë presideni Ibrahim Rugova.

Sot 15 vjet, neve na u konfirmua njohja e shtetit të Kosovës, kur prania e qindra mijëra njerëzve në ceremoninë e varrimit të presidentit Rugova, ishte njohje për presidentin e Kosovës, njohje për shtetin e Kosovës.

Për shkak të rrethanave të krijuara me pandeminë, këtë vit Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shkrimtarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, nuk ka mundur të organizojë aktivitete për të kujtuar këtë figurë kolosale. Megjithatë, ne do të vazhdojmë të shkruajmë e të ndriçojmë gjithnjë e më shumë veprën kapitale që ka lënë si një Thesar presidenti Ibrahim Rugova.

E ndritur, e lartësuar dhe e përjetshme qoftë vepra e Dr. Ibrahim Rugovës,

Zoti e bekoftë figurën e Dr.Ibrahim Rugovës,

Zoti e bekoftë familjen e tij të nderuar,

Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo,

Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës, me në krye SHBA-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat