Freedom’s Facts (1968) / Komunizmi në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimi Sovjetik dhe agjenti sekret Kim Philby – Rrëfimi i Leka Zogut i nga Madridi

Kultura

Freedom’s Facts (1968) / Komunizmi në Shqipëri, kinezët e kuq, Bashkimi Sovjetik dhe agjenti sekret Kim Philby – Rrëfimi i Leka Zogut i nga Madridi

Nga: Aurenc Bebja Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:36
Leka Zogu I – Mbret i shqiptarëve

“Freedom’s Facts” ka botuar, me 16 gusht 1968, në faqen n°3, rrëfimin e Leka Zogut I mbi të ardhmen e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

E ardhmja shqiptare

Image
Burimi: Freedom’s Facts, 16 gusht 1968, f.3

Mbreti Leka I i Shqiptarëve, i cili e ndjek vendin e tij nga Madridi, raporton se Kinezët e Kuq kanë tani rreth 6.000 persona në Shqipëri – 5500 civilë dhe 500 ushtarakë.

Meqenëse Shqipëria nuk ka kufij as me Bashkimin Sovjetik dhe as me Kinën e Kuqe, Mbreti Leka është i bindur që mund të hiqet nga kontrolli Komunist relativisht me lehtësi.

Mbreti Leka beson se fitimi i lirisë për Shqipërinë do të rinovonte besimin e njerëzve të zënë rob, se ata gjithashtu mund të shkëputen nga sundimi komunist dhe të fillojë kështu një efekt domino drejt pavarësisë në të gjithë Evropën Lindore dhe tek kombet jo-ruse që tani gjenden në Bashkimin Sovjetik.

Një përpjekje e hershme në vitet 1950 për të çliruar Shqipërinë u tentua nga mjeshtri spiun, Kim Philby. Sikur përpjekja të kishte sukses, historia e 15 viteve të fundit do të kishte qenë shumë më paqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat