Vepra e shkrimtarit nga Gjirokastra në fokusin e aktivitetit “Kadare në letrat botërore”

Kultura

Vepra e shkrimtarit nga Gjirokastra në fokusin e aktivitetit “Kadare në letrat botërore”

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Ismail Kadare organizoi një aktivitet për të.

Me temën “Kadare në letrat botërore”, u diskutua dhe vlerësua vepra e shkrimtarit nga Gjirokastra, i cili arriti të kthej sytë e botës në Shqipëri nëpërmjet fjalës së tij të shkruar.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte ministrja për Kulturë, Elva Margariti, Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, botuesi i veprës së Kadaresë, Bujar Hudhri dhe shumë profesorë të tjerë.

Ismail Kadare është vlerësuar e përkthyer në qarqe ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat