​Promovohet monografia “Hajkobilla”, sjellë të dhëna të panjohura deri më tani

Kultura

​Promovohet monografia “Hajkobilla”, sjellë të dhëna të panjohura deri më tani

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Raportorit të letërsisë shqiptare i është shtuar monografia “Hajkobilla” e autorit Murat Ajvazi. Promovimi i librit është bërë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ku u tha se ky libër plotëson njohuritë gjeografike, fetare dhe arsimore.

Historiani dhe publicisti Ramadan Ibrahimi tha se libri “Hajkobilla”, është një përmbledhje dhe pasqyrë e ngjarjeve historike të fshatit Hajkobillë apo Gjerblërishtë.

Ai vlerësoi lart punën e autorit, Murat Ajvazi, teksa e krahasoi atë me një minierë të pasur me të dhëna të vlefshme.

Ibrahimi: Libri ‘Hajkobilla’ minierë e pasur më të dhëna dhe vlera

“Libri ‘Hajkobilla’ ka 6 kapituj, në të cilët është përmbledhur përgjithësisht e gjithë njohuria për vendbanimin ‘Hajkobillë’, si në rrafshin e zhvillimit historik, ashtu edhe në rrafshet tjera... Në tërësinë e vet, libri monografi ‘Hajkobilla’ është pasuri në vete që u shërben jo vetëm vendasve të tij, por edhe studimeve historike në tërësi. Lexuesit, do të gjejnë në këtë libër një minierë të pasur të dhënash me vlera”, tha ai.

Në promovimin e kësaj monografie kishte ardhur edhe publicisti Aleksandër Ndoja nga Mirëdita e Shqipërisë, i cili tha se të dhënat që trajton ky libër tregon fakte të panjohura deri më tani.

Ndoja: “Hajkobilla” sjellë të dhëna të panjohura deri më tani

“Të dhënat që na i sjellë atutori në këta kapituj kanë një rëndësi të madhe jo vetëm për lexuesin kureshtar, por edhe për vet historiografinë shqiptare, pasi këtu ai shpesh ka trajtuar hapësira zhvillimore dhe historike të paprekura më herët. Vlenë të theksohet se sidomos për kohën e luftës austo-hungarezo-turke autori na sjellë të dhëna të panjohura deri më tani. Pra, ky ëhstë një mësim për secilin prej nesh, pasi secili nga ne e ka nga një ‘Gjelbërishtë’, të cilën duhet ta dokumentojësi me një monografi vlerash”, u shpreh ai.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua edhe vet autori i librit “Hajkobilla”, njëherësh kryetar i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në botë, Murat Ajvazi, i cili tha se të shkruash një monografi nuk është punë e lehtë, porse ka një rëndësi të veçantë.

Fakti se ka arritur të argumentojë që emërtimi i fshatit “Hajkobillë” nuk ka prejardhje sllave, për Ajvazin është i një rëndësie të veçantë.

Ajvazi: Ftoj të gjithë të rinjtë nga fshati im që të vazhdojnë punën që kam bër deri më sot

“Të shkruash sot për një fshat siç është fshati ynë, duhet shumë kohë dhe duhet një vëllim shumë më i madh, por ua kam hap rrugën gjeneratave të reja, të cilat janë duke studiuar, për të vazhduar punën që e kam pru ku e kam pru. Ftoj të gjithë të rinjtë nga fshati im që janë në studim në vende të ndryshme e edhe në Kosovë e Amerikë, që të vazhdojnë punën që e kam bër unë deri sot”, tha Ajvazi.

Monografia “Hajkobilla” ose ndryshe “Gjelbërishtë”, bazohet në burimet dokumentare të arkivave të ndryshëm dhe arritjet e deritashme shkencore dhe pretendon të plotësojë dhe të zgjerojë njohuritë mbi historinë e fshatit Hajkobillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat