Adrian Berisha emërohet drejtor i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës

Kultura

Adrian Berisha emërohet drejtor i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:44
Adrian Berisha

Adrian Berisha është emëruar drejtor i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Duke shpresuar se jeni mirë në këtë periudhe kohore, kam kënaqësinë që të ju informojë se që nga sot do të bartë përgjegjësinë më të rëndësishme në jetën time publike, atë të Drejtori për Kulturë në Komunën e Prishtinës, qytetit tim të dashur”, ka thënë Berisha.

Ai ka falënderuar kryetarin e Prishtinës për besim e dhënë.

Theksojmë se para emërimit të Adrian Berishës, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka qenë regjisorja Blerta Basholli. /Telegrafi/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat