Fotoreportazh si kujtesë nga qëndrimi 1 mujor ne Izrael, 9 vite më parë

Kultura

Fotoreportazh si kujtesë nga qëndrimi 1 mujor ne Izrael, 9 vite më parë

Nga: Musli Berisha Më: 5 mars 2021 Në ora: 22:30
Shpalosja e Flamurit të Kosovës në zemër të Jerusalemit, Shkurt 2012

Tani kur Izraeli dhe Republika e Kosovës, formalizuan njohjet reciporoke, pritet që së shpejti edhe te vendosin marrdhëniet diplomatike në nivel amabasadash, si ndërtesa fizike!

Si kujtim që nuk shkrehet kurrë!?

Nga fillimi i Shkurtit deri me 8 Mars, 2012, në trajnimin 1 mujor “Fiziologjia dhe ruajtja e pemëve e perimeve” në Tel Aviv, Instituti ARO, Izrael, ishim edhe dy pëfaqsues nga Republika e Kosovës, në mesin e 18 shteteve të botës!

Kohën e lirë ja dedikonim vizitave në Tel Aviv dhe Jerusalem!

Rastisi që me grupin e pjesëmarrësve nga Turqia, Costa Rika, India, Kina, Kenia, Nigeria, Jamajka, Vietnami, Ukraina, Panama, Georgia, Maqedonia etj, të kalojmë natën e fundjavës në diskotekën “Serret” të Premten e 17 Shkurtit, 2012 kur ishte dhe përvjetori i katërt i Pavarësisë së Kosovës!

Mbi 1000 mysafir ishte kapaciteti i diskotekës më të madhe në Tel Aviv! Aty afër mesnatës ju ofrova DJ- (di-xhejit) me nje lutje që në mesin e këngës së ardhme të fuste URIMIN për Pavarësinë e Kosovës!

Dhe salla kumboi në gjuhen Shqipe, Hebreje dhe Angleze: URIME PAVARESIA KOSOVE!

Të nesërmen, udhëtova për Jerusalem! Atje simbolikisht mbi nivelin e vendit më të shenjtë për tri besimet monoteiste shpalosa flamurin e Kosovës!

Pesë ditë të kaluara në Jerusalem, përmbushin përvojën time nga vizitat që deri atre i kisha në mbi 48 vende të botës.

Qershia mbi tortë, ishte Jerusalemi!? Aty përjetova fillet e tregimeve te “1001 netë” të cilat i kisha lexuar që në klasën e 6-të, fillore!

Dhe jo vetëm Jerusalemi, por i tërë teritori i sotëm i shtetit të Izraelit që nga Elyat, në jug (deti i kuq) dhe deri në rrafshnaltën e Golanit në veri (kufiri me Sirinë dhe Libanin) dëshmon për sakrificën në të kaluarën dhe të tashmen të popullit Hebre, në ngritjen e një shteti super funksional dhe shembull i zhvillimit shumëdimensional, në kushte shkretinore dhe gjysmë shkretinore, për botën moderne!

Image
Drejtori për zhvillim të Agrobiznesit në Peking, Kinë, njeh flamurin e Kosovës! Qendra trajnuese, ARO, Bet Dagan, Izrael. Shkurt 2012

 

Image
Bashkë me Lorenco Lemanasyova, nga Georgia, shpalosja e flamurit të Kosovës pranë Detit të Vdekur, Shkurt 2012

 

Image
Lutje për Kosovën, mu në zemër të Jerusalemit, Shkurt 2012
Image
Varri i Jezu Krishtit, në kishën Saint Sepulchre, në Jerusalem, mbi te qëndron shqiponja dy krenare, kurse urdhërin për ndërtimin e saj e kishte dhën 137 Konstantini i Madh, Iliro –Dardan, viti 355, pas Krishtit! Jerusalem, Shkurt 2012​​​​​
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat