Flet këngëtarja çame Enkelejda Arifi: Këndoj dhe besoj se Çamëria do marrë atë që meriton

Kultura

Flet këngëtarja çame Enkelejda Arifi: Këndoj dhe besoj se Çamëria do marrë atë që meriton

Nga: Albert Z. Zholi Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:55
Enkelejda Arifi

Edhe pse në kohë Covidi-19, ajo nuk e lë këngën. Gjyshërit e saj janë larguar nga Çamëria kur ka ndodhur eksodi. Pikërisht kanë qenë vitet 1943-‘44. Ata janë vendosur në hyrje të Rogozhinës, ku banonin 80% vetëm me banorë çam, dhe ajo lagje quhet lagja “Miqësia”. Ka qenë një lagje tipike çame, ku kanë ruajtur të gjitha traditat çame. Në vitet e demokracisë ajo u martua në Kosovë ku dhe ka aktivitetin më të madh. Kur fket për këngët ajo veçon klipin“Sonetë për vete” me Agim Krajkën.

Si e përjeton Enkelejda këtë situatë?

Një situatë që se kishim menduar. Një situatë që na ka ndarë nga të afërmit, të dashurit e zemrës, nga aktivitetet, nga jeta active. Na mungojnë ardhjet në Tiranë, aktivitetet e mëdha aty, na mungojnë miqtë e shumtë këngëtarë por edhe kompozitorë dhe fansat. Dhe pse situate është shumë e vështirë sërish mund të them se këngën nuk e kam lënë. Gjithmonë mundohem të këndoj ku të kem mundësi sin ë shtëpi apo në rrethe të ngushta gjithmonë duke ruajtur rregullat e situatës.

Keni bërë ndonjë këngë të re?

Unë gjithmonë kam bërë këngë të reja por nga të fundit pas takimit tonë do të veçoj këngën “Kënga e dashurisë sime”. Mund të them se është ndër këngët më të pëlqyera.

Ju sot kishit vendosur një status në facebook për ndarjen nga jeta të kompozitorit të madh Agim Krajka. Si do ta komentonit largimin e tij në përjetësi?

Agim Krajka ishte një kolos i muzikës shqiptare. Ishte nje njeri i rrallë si në marrëdhëniet shoqërore ashtu dhe në krijimtari. Ishte rigoroz, këmbëngulës, largpamës. Ai të zhbironte me vështrimin e tij. Të ikurajonte pro edhe të kritikonte kur diçka nuk shkonte mirë. Unë me të kam si kujtim klipin“Sonetë për vete”. Kënga ime me të mbetet përvoja më e bukur që kam pasur gjatë gjithë karierës sime. Regjistrimet audio janë bërë tek studio e Sokol Marsit. Videoklipi është bërë në Durrës. Ky klpi është i rrallë në të gjitha dimensionet. Është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Do na mungojë vërtetë shumë të gjithëve.

Ju vazhdimisht si asnjë këngëtare i këndoni pa rrshtur Çamërisë. Besoni se Çamëria do fitojë si Kosova?

Besoj shumë ndaj dhe këndoj shumë. Askush deri dje nuk besonte se Kosova do fitonte pavarësinë. Por erdhi koha dhe e fitoi. Këtë besim kam edhe për tokën e të parëve të mi. Besoj është koha. Kam vite që jetoj në Kosovë dhe më duket se jetoj në Çamëri për vetë sakrificën që ka bërë ky popull.

Çfarë ju kanë treguar prindërit tuaj për shpërnguljen nga Çamëria?

Në ato vite unë di që burrat e fisit të babait tim kanë ardhur më përpara në Shqipëri sepse i merrnin ushtar me zor, ata nuk donin të ishin në shërbimin ushtarak të Greqisë. Gjyshi im ka qenë nga një fshat afër Filatit edhe gjyshja që është ende gjallë është edhe ajo nga një fshat afër Filatit që quhet Vorsela. Këto dy fshatra i ndante vetëm një lum.

Çfarë ju ka ngelur në mendjen tuaj ndonjë këngë apo ndonjë histori që ju ka treguar gjyshi apo gjyshja juaj për Çamërinë?

Ka shumë histori që më kanë thënë, por ajo që mua më ka ngelur në kokë është kur gjyshja ime ishte e vogël dhe tregonte se kur shkonim në shkollë na mësonin me zor greqisht. Ne, tregonte ajo, në shtëpi flisnim shqipe të pastër, por në shkollë mësuesit kanë qenë aq të rreptë sa na mësonin me zor greqishten. Mësuesit po të dinin se nxënësit mësonin gjuhë tjetër përveç greqishtes i dënonin shumë rreptë. Gjyshja ime ka pasur flokë të gjatë dhe i ka pasur me tre gërsheta të gjata. Mësuesja i thotë se duhet t’i presësh leshërat, nëna e saj nuk ia ka prerë dhe kur shkoi në shkollë mësuesja ia preu të tria gërshetat. Kur ia kanë prerë flokët në shkollë ajo ka ikur nga shkolla dhe ka shkuar në shtëpi duke qarë. Grekët kanë dashur jo vetëm të zhduknin gjuhën, por edhe zakonet dhe traditat. Këtë histori gjyshja ime ma ka treguar kur lidhte gërshetat e mia kur unë kam qenë e vogël.. Gjyshi im Ramiu që tani ka disa vjet që ka vdekur ka kënduar shumë bukur. Këtë ndoshta e kemi trashëguar unë dhe xhaxhai im. Gjyshi im për një kohë të gjatë ka lënduar në shtrat, ku humbi të dëgjuarit dhe të parit, por ai vazhdimisht këndonte. Ai këndonte ato këngë çame aq të bukura, ku mund të veçoj një këngë ku tregonte për Çamërinë kur një pjesë shkoi në Turqi, një pjesë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër humbën fare dhe nuk i dihet më filli i tyre. Unë fjalët e këngës nuk i kujtoj dot se kam qenë shumë e vogël, por kujtoj lotët që i dilnin dhe zërin që i dridhej gjyshit tim.

Këngën “Vaj dhe dhe mall për Çamërinë” kë ka kompozitor, autor teksti dhe kush ju ka ftuar për ta kënduar këtë këngë?

Unë dhe xhaxhai im kemi bërë disa këngë, secili për hesap të vet. Një ditë kur po pinim një kafe në Durrës tek Vollga na lindi ideja të bënim një këngë bashkë. Diskutuam se Edi Balili bën shumë këngë të bukura, por jo të jugut të trevës sonë, por të Shqipërisë së mesme. Vendosëm të kontaktonim me Edin. I themi se duam të bëjmë diçka të bukur bashkë, por e duam të trevës sonë. Ai na tha se unë kam shumë përvojë për këngët e jugut, por na tha ta diskutojmë. Meqenëse çështja Çame është problem i ditës menduam të bënim ndonjë baladë të mallëngjer apo të gëzuar. Vendosëm të bënim një baladë për të sensibilizuar të gjithë masën, ku njerëzit të ndjejnë atë dramën e madhe të ndarjes çame. Në atë kohë janë ndarë familje të tëra nga njëri-tjetri. Duke qenë se, ne jemi xhaxha dhe mbesë vendosëm që në këngë të luanim rolin motër e vëlla. Mendimi i kësaj drame familjare ishte e Jorgo Papingjit. Ka qenë një periudhë e gjatë 6-7 muaj që ne rrinin në kontakt të katër me telefon. Mbas shumë bisedimeve na vjen Jorgo me temën e trajtuar dhe me tekstin e shkruar që më pas Edi hodhi notat e para në pentagram.

Kur filloi të realizohej për herë të parë kjo këngë?

Ka qenë fundi i nëntorit dhe fillimi i dhejtorit të vitit 2006, ku klipi nuk ishte bërë akoma. Kënga është anonçuar në Radio Televizionion e Kosovës në programin e Vitit të Ri. Kur ne sollëm diskun për ta dëgjuar të inçizuar (në sallën e RTK), të gjithë artistët që rrinin për të inçizuar pjesët e veta, atë natë u shtangën. Pas dëgjimit të parë, të pranishmit kishin shumë dëshirë që ta dëgjonin sërishmi. Kënga u përsërit 2-3 herë, ku për pjesmarrësit e atij niveli nuk ishte e zakonëshme. Kur flitet që u prekën artistët çfarë mund të thuash për dëgjuesin e thjeshtë kur nga ana artistike do të ishin shumë të virgjër. Dhe e dyta ishte në Radion 21, ku shumë artistë na uruan dhe na jepnin komplimente. Kjo ishte një këngë çame dhe ne ishim të sigurtë që komuniteti çam këtë këngë do ta përpinte menjëherë, por nuk ishim të sigurtë se si do ta priste këtë këngë Shqipëria e Mesme dhe aq më tepër Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat