Lutja e Mehmet Krajës: Mësoni të shkruani shqip, Zoti qoftë me ju!

Kultura

Lutja e Mehmet Krajës: Mësoni të shkruani shqip, Zoti qoftë me ju!

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:47
Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja, ka kërkuar nga të gjihë që të shkruajnë shqip e jo fjal nga gjuhë tjera. 

"Miq, shkrimtarë, profesorë, gazetarë, politikanë, ambasadorë, burra dhe gra te jetës publike, e kam një lutje për ju: Mësoni të shkruani shqip, Zoti qoftë me ju! Shumë nga ju keni mësuar gjuhë të huaja, flisni mirë anglisht, por kur vjen puna për të shkruar, përdorni korrektorin dhe përpiqeni ta bëni shkrimin sa më të kultivuar", tha Mehmet Kraja. 

Sipas tij po shqip? Nuk flas për komunikimin e shpejtë, se ai durohet disi, por kur doni të komunikoni me një audiencë më të gjerë, bëni kujdes, sepse gjuha tregon jo vetëm kulturë e dije, por edhe dinjitet, nivel intelektual dhe përkatësi. 

Kryetari i AShAK-ut tregoi se dje-pardje mbeta i çmeritur, kur pashë te një mik imi një ë të tepërt, në një tekst të prej 7-8 rreshtash. Ajo bërtiste deri në çmenduri në mes të atij teksti, sepse nuk e kishte vendin aty! 

"Gjuha shqipe është e vështirë në shkrim, por njerëzit mësojnë kinezisht jo më gjuhën amtare! I keni mundësitë, keni “korrektorin kompjuterik”, keni fjalorë të ndryshëm, keni edhe fjalorë drejtshkrinorë! Unë e dua gjuhën shqipe, është gjuha më e mirë në botë! Duajeni edhe ju, se kujdesi për të ju nderon", tha  Mehmet Kraja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat