Qëndresës sublime të nënave!

Kultura

Qëndresës sublime të nënave!

Nga: Sami Arifi Më: 8 mars 2021 Në ora: 07:39
Sami Arifi

Nënat ishin dhe metën shtylla e shtëpisë,

e tërë kombit dhe e mbarë shoqërisë!

Edhe hiç pa burra ato rrezistuan,

s’bashku me fëmijët tmerrit i qëndruan!

Madhështia e nënave ishte e paparë,

edhe në formimin e shtetit t’shejtë shqiptar!

Nga edukata e nënave popullit mori gjallëri,

i dhanë frymëzim jetës edhe n’vështirësi!

Na edukuan kundër armiqve;

ne mos mëposhtemi kurrë,

Si kala e pathyer n’pjedestal t’mbajmë flamur!

qëndresa e nënave kurrë nuk shterojë,

Prandaj erdhi dita liri populli t’gëzojë!

Nëse ato tani gjenden n’amshim,

Urojmë n’përjetësi dritën ta kenë burim!

Juve të dashura nëna ju urojmë mirësi,

ju urojmë n’familje t’keni begati!

Ju përgëzojmë me lule gjithmonë në urime,

paqi shëndet çdo herë t’mira edhe gëzime!

Urime, Gëzuar!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat