Kaim Murtishi - Mësuesi legjend i arsimit shqip në Strugë - Nostalgjia për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

Kultura

Kaim Murtishi - Mësuesi legjend i arsimit shqip në Strugë - Nostalgjia për korin e fëmijëve shqiptar dhe këngët e tyre të viteve 60’-70’

Nga: Beqir Sina Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:39
Beqir Sina

STRUGE : Fotografi të vjetra me emra të tjerë të njohur të muzikës si artistë dhe këngëtar, të cilët kur u rritën u bën edhe yje të skenave të estradës shqiptare, dhe që duken shumë të rinj nëpër fotografit, dhe, duhet gjetur secilin me kujdes për ta kujtuar.....gjenë edhe sot në “Shtëpinë Muze” të mësuesit dhe folklorostit, eksploruesit, studiuesit të njohur strugan Kaim Murtishit nga Ladorishta.

E kush nuk e njeh Kain, si i thërrasin struganët! Një ndër mësimëdhënsit e pare në Strugë, e kantudet për rreth saj. 

Kaim Murtishi, është nga Ladorishti i Strugës, një katund ky rrëzë mali, që duket si ballkoni e Strugës. Kai, është një muzikolog, folklorist, shkrimtar dhe botues i disa librave të ndryshme, sidomos atyre që kanë të tregojnë për historinë e Strugës, dhe kësaj treve. 

Ai shtëpinë e tij a ka kthyer në një muze etnografik, ku gjen gjithçka që as edhe një muze nuk e ka. 

Kur viziton shtëpin e tij ai “çohet” si ciceron dhe të shpjegon se si ka mbledhur instrumentet muzikore që tek çiftelia, mandolina, ku këtë të fundit ja ka mësuar profesori nga Elbasani, Gani Jahja, i cili e ndihmoi dhe krijoi grupin e parë të mandolinave, ku më pas Kaimi e ngrita grupin e mandolinave në fshatin e Ladorishtit si fillim në vitet 1957, i cili i ka dhënë mësimet e para në Shkup, kur ishte normalist.

 Ka incizuar këngë të zonës së Prespës, Ohrit, Tetovës, Kërçovës, Dibrës dhe gjithë trevave shqiptare. Të gjitha i ka regjistruar më një magnetofon, në shtëpinë e tij.

Por Kai, ka edhe një biblotek shumë të pasur, madje me libra të botuar shumë vite më pare, por të ruajtura me kujdes prej tij.Në dhumat që ai i ka si muze,shikon të varurar ose vendos me kujdes, makina shkrimi, aparate fotografike, veshje e instrumente të trevës së Strugë, gazeta e broshura takimesh dhe koncerte e festival, fotografi me të gjithë personalitetet më të njohura të kohës, e shumë e shumë gjëra të tjera, që të fashinion kur i shikon.

 Kaim Murtishi është edhe këngëtar i njohur, sapo hynë në shtëpinë e tij, ai të pret me një këngë, duke i rënë mandolinës që mban në murë, në dhomën e pritjes. Megjithëse, mosha ka bërë të veten, Zoti i ka falur shëndet të plotë, dhe mëndjen e kthjellt.

Ai dhe pse është pensionist, por gjithmonë është i angazhuar në aktivitetet që asnjëherë nuk ju ndahet jo vetëm në Strugë e Tetovë, por dhe në Shqipëri, Kosovë, dhe të gjitha viset shqiptare, që gjithë jetën ja ka përkushtuar kombit shqiptar, traditave, kulturës, muzikës dhe botimeve në shqip.

Gjatë një vizite në shtëpinë e tij dy vjet më pare, ai më njohu edhe me të famëshmin dhe të paharrueshmi i Strugës, që ai vet e krijojë 60 vjet më pare, “Kori i fëmijëve Shqiptar” dhe këngët e tyre, të viteve 60’’-70’’, të cilat kujtohen dhe dëgjohen edhe sot me shumë nostalgji, në Strugë, dhe flasin protagonistët të cilët janë gjallë.

Ky korë sot është në një kuti me kaseta magnetofoni, pllaka gramafoni të asaj kohe, dhe një set me fotografi që i përkasin “Korit të Fëmijëve Shqiptar” i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, me krijues dhe udhëheqës muzikologun Kaim Murtishi. I cili është një ndër mësuesit e parë, që kanë bërë bujë në vitet 60’, 70’, në Strugë, e trojet shqiptare. Çdo e ruajtur mjaft mire, të risjellë nostalgjinë e muzikës burimore shqiptare së asaj kohë, nëpërmjet fotografive dhe pllakave të gramafonit, të cilat vetëm një i pasionuar jashtzakonisht pas muzikës e foklorit shqiptar mund t’i ruaj me kaq kujdes, si Mjeshtri i Madh, strugan Kaim Murtishi.

Në mesin i gjeneratave të muzikës strugane, ai ka edhe fotografit me këngëtarin strugan, ose Rockstarin Haxhi Dauti, I cila ka qenë nxënësi i viteve të para të shkollës. Dhe, që së bashku me mësuesin e parë të muzikës Kaim Murtishi, kan kujtime që na i sjellin nëpërmjet fotografive të ruajtuara mirë nga mësues Kai, si i thërrasin edhe sot struganët, duke shprehur respekt të thell për Kaim Murtishin, së bashku kohën, kur Dauti, i cili prej vitesh jeton në SHBA, ishte një nga pjestarët e Korit të muzikës për nxënësit shqiptarë” në Strugë.

Krah tyre, shihen edhe emra të tjerë të njohur të muzikës, si artistë dhe këngëtar të cilët u bën më pas edhe yje të skenave të estradës shqiptare, të cilët duken shumë të rinj në këtë foto, dhe duhet gjetur secilin me kujdes….., shpjegonte Kaim Murtishi, i cili me shumë nostalgji kujtonte çdonjerin prej tyre, ndonjeri edhe nuk jeton më, por sa herë do të vizitosh shtëpinë e Kaim Murtishit, ai sjell secilin prej ish nxënsve të tij në kujtimet e atyre viteve, dhe i përzgjedh nëpër fotografitë.

“Që të gjithë kemi një nostalgji për fëmijërin tonë - qoftë ajo kohë e lumtur apo e vështirë”, tha Rrock stari strugan në SHBA, teksa po vizitonte në nji vizitë të tij, qytetin e tij të dashur Strugën, dhe shtëpinë e mesuesit të tij Kaim Murtishi.

“I kam kënduar këtij qyteti me shumë dashuri dhe mall, shtonte Dauti, por sa më shumë vitet ikën - kam më shumë mall e dashuri për Strugën dhe struganët, e cila është një perl e vërtet dhe me njërëz të mrekullueshëm”.

Sa herë viziton Strugën, Haxhi Dauti, përjetonë edhe supriza të mëdha të jetës së tij, si ato kur takohet me mësuesin e parë të muzikës, në Strugë, muzikologu i njohur Kaim Murtishi, i cili tregoi shumë të pathëna për jetën familiare, fëmijërinë dhe atë profesionale, të Haxhi Dautit, dhe mësuesve, nxënëseve, artistëve dhe muzikantëve të Strugës, dhe kantundeve për rreth saj.

Ish nxënësi i tij dhë mësuesi i muzikës, kut takohen ndajn me këtë rast shumë momente, të cilat as që do mund të imagjinoheshin për fëmijërin.

Ngaqë Kaim Murtishi, është një enciklopedi më vete, është veprimtar i palodhur i arsimit dhe kulturës shqiptare, i cili ka bredhur me vite të tëra në çdo fshat, qytet, shtet dhe madje në kontinentet e botës , perfshire edhe disaporen ne SHBA, pra kudo aty ku jetonin dhe punonin bashkëqytetarët e tij, vetëm për tu marrë një dëshmi, apo për tu regjistruar në magnetofon një këngë…, mësuam shumë edhe ne nga kjo pjesë e historis së këtij qyteti Strugës.

Sepse ka qenë Kaim Murtishi ai që në vite e në kohë të ndryshme ka dokumentuar si ngjarje te bujshme, apo histori më pak të bujshme, por dhe shumë ngjarje njerëzore, per ta bëre veprën e tij sa më të afërt për lexuesit e të gjitha shtresave, ka shkruar disa libra, madje edhe voluminoz. 

“Herë me dokumenta arkivore, herë me materiale gazetash, herë me ndonjë fotografi të vjetër dhe herë – herë edhe me ndonjë këngë, u jep lexuesve vit për vit copëza nga jeta e shqiptarëve qe jetojnë përgjatë Drinit, në viset e trajektores Strugë – Ohër …”

Kështu ish fëmija i dikurshëm i topit të futbollit dhe kitarës, aktualisht themeluesi dhe kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan,Haxhi Dauti, i cili sa herë që shkon në Strugë, “zbulonë” fëmijërinë e bukur e të paharrueshme nëpërmjet ish shokëve të fëmijërisë, dhe të afërmeve të tij, me kujtime e fotografit e asaj kohe megjithse kan kaluar mbi pesë dekada.

Haxhi Dauti kthehet shpesh her në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, vjen me nga një set me fotografi të cilat i përkasin gjysmës së shekullit të kaluar, ku perfshihet edhe familja, prinderit e tij, dhe femijeria e topit te futbollit dhe muzikes- 

Fotografi keto te cilat Haxhi Dauti i vendosë me kujdes ne foto albumin e llogarise se tij ne rrjetin social Facebook. 

Ato janë të ruajtura mjaft mirë, dhe të kthejnë edhe një herë në vitetet më të bukura të fëmijërisë, ashtu siç është vet shkolla, ose pjesa më nostaligjike e jetes për çdo fëmije, familja e shoqeria e athereshme. 

Pra, kujtime jete të cilat lën një ndenjësi të veçantë me shumë mall e dashuri per prinderit, ne radhe te pare qe nuk harrohen kurre, dhe me pastaj per shkollën, për mësuesin e parë dhe shokët e shoqet, të cilat tashmë janë të ngjizuara në mendjen e secilit dhe nuk harrohen kurrë, për çdo fëmijë.

Ai ruan edhe fotografitë, e mësuesit të tij, Kaim Murtishi, fotografi që i përkisinin viteve 1970 - 1973, dhe janë marrë nga kori i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës. Aty ku Kai - mësuesi i muzikës, etnologu i njohur, jo vetëm në rrjedhën e Drinit, por në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare e diasporë, për studimet e tij, kishte ngritur 50 vjet më parë me të gjitha isturmentat muzikore , mandolinë, kitarr, firsamonik, defi, klarineta, çiftelia, e të tjera “Korin e Fëmijëve Shqiptar”.

Kor që dolën më pas dhjetëra këngëtar dhe artistë të shquar të muzikës dhe foklorit burimor shqiptar, të cilët shkëlqyen në skenat shqiptare në Kosovë, Maqedoni, dhe diasporë. 

Një ndër ata edhe Rock stari strugan Haxhi Dauti - i cili qendron në mesin e këtyre fotografive nostaligjike, të fëmijërisë së tij me korin “Korin e Fëmijëve Shqiptar” i shkollës 8 vjeçare, “ Vëllezërit Milladinov” në qytetin e Strugës, me krijues dhe udhëheqës muzikologun Kaim Murtishin.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat