Historiani Adem Dërguti qe me penën e tij të Artë bëri histori për vendlindjen e tij, Bllacën....

Kultura

Historiani Adem Dërguti qe me penën e tij të Artë bëri histori për vendlindjen e tij, Bllacën....

Nga: Ragip Guraziu Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:00
Adem Dërguti

Shumë libra te botuara dhe shumë tjera janë gati për botim, me vetëfinancim ka botuar deri me tani mbi 8 libra,qe kane kushtuar, për një libër mbi 4ooo euro...

Po Autorit po i mbtet hatri se; ''Derisa komuna e Therandë ka financua 35mijë euro në renovimin e SHtëpisë së Ramë Bllacës, dhe nuk është bërë asgjë sepse vizitorët kur po vijnë në Bllacë,nuk po shofin asgjë,sepse gjysma e këtyre eurove nuk dihet nga kanë shkue. Por e njëjta gjë po vazhdon edhe tani,sipas autorit të librave,është nda një buxhet nga komuna,për ndërtimin e një muze-shtëpi tek lagja Sukaj,që është dashur,sipas autorit të librave në fjalë, Adem Dergutit,të ndërtohet mu atu në truallin ku është rinovuar,Ramë Bllacës.

Por kush është Adem Derguti;

‘’Një vit pas luftës për Kosovën, luftë që bëri të mundur njohjen e rinjohjen, lidhjen e rilidhjën e shqiptarëve mes veti të të dyja pjesëve të Shqipërisë, rasti e solli të njoh Adem Dergutin. Kishte qenë mysafir në Kukës në kohën e shpërnguljes së shqiptarëve. Ruante adhurim për Kukësin’, deri sa atje pas lufte takohet me Rexhep Shahun redaktor të disa librave të Adem Dergutit tani më të botuara.

Kishte mbi dy vite që kishte hulumtuar e grumbulluar material për të botuar një libër. Një libër për Bllacën, fshatin e tij të lindjes. Fshat që kishte pësuar shumë gjatë kohës së luftës.

Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohen shumë... Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë... Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës - Asllan Fazlia - kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve. Vinte rapsodi i mirënjohur Riza Bllaca, kënga e të cilit vazhdon të jehojë sot e gjithë ditën ndër shqiptarë. Dhe vinte më pas Ushtria Çlirimtare e Kosovës, krenaria shqiptare. Ushtria që bëri që shqiptarët ta drejtojnë kurrizin e kërrusur ndër mote. UÇK - ja që risolli dinjitetin e shqiptarëve, që përshpejtoi punët e shqiptarëve, që e nxori çështjen e shqiptarëve nga sirtarët e pluhurosur të vendosësve të mëdhenj dhe e bëri çështje dite. UÇK - ja që nisi luftën kundër serbëve. UÇK - ja që i bindi edhe njëherë shëqiptarët se serbët i vret plumbi...

'' E çmova fisnike këtë punë se, veç të tjerave është demonstrim i dashurisë për vendlindjen. Vetëm kështu do të mund të ruajmë vetën tonë, identitetin tonë, vlerat tona të verifikuara. Mendova se është kontribut i vyer për brezat e rinj të cilëve më shumë se çdo gjë ju mungon njohja e vendlindjes, njohja e atdheut. Sa fisnike do të ishte sikur të kishte çdo fshat apo krahinë njerëz si Adem Dërguti që të shkruanin nga një monografi për vendlindjen e tyre. Pasi zinxhirë nëpër këmbët tona është mosnjohja e atdheut.''

Bllaca, ky fshat i madh, veçse është ndanë rrugës kryesore Prizren - Prishtinë, ka fatin të ketë mespërmes udhën për në Malishevë. Në këtë fshat të lashtë shqiptar, jetojnë njerëz punëtorë dhe që dinë ta nderojnë punën. Por dinë, si shqiptarë të mirë që janë, ta nderojnë shkollën e dijen. Mungesa e lirisë për mote e mote, ka bërë që bllacjanët ta adhurojnë dhe të sakrifikojnë për liri. Dhe historia e Bllacës është e mbushur me shembuj të pafund sakrificash e qëndrestarësh. Por të bën të ndjehesh krenar, është dashuria dhe nderimi që kanë bllacjanët për vendin e tyre. Është harmonia e pashoqe e bllacjanëve, që i ka bërë ta mbajnë e duan njëri - tjetrin edhe në rrethana të pafavorshme. Është solidariteti që kanë bllacjanët për njëri - tjetrin që të imponon respektpër këta njerëz.

Çka e shtyri Adem Derkuti të shkruaj për vendlindjen e tij ,Bllacën?

Duke ditur se Bllaca mbart vlera të atilla njerëzore që do të ndjehej krenar çdo fshat, duke ditur se nga ky fshat kanë dalë burra të atillë që kanë mundur të rrezatojnë në historinë kombëtare shqiptare, se ky fshat ka mundur të mos shpërfillet nga askush dhe në asnjë rrethanë, nga asnjë pushtues i çfarëdolloj kohe e i çfarëdolloj perandorie, unë jam ndjerë krenar gjithmonë. Por edhe borxhli para Bllacës e sidomos para njerëzve të shquar që ka nxjerrë ky fshat gjatë historisë.

''Duke e çmuar si një lloj përmendore për të meritueshmit, si një përmendore që na thërret e na kujton të mos harrojmë, të mos harrojmë se harresa do të jetë gropa jonë e zezë që ka me na përpi, i japim udhë këtij libri, duke kërkuar nga lexuesi mirëkuptim. Mirëkuptim, pasi jo gjithshka është thënë. Se nuk qenka aq e lehtë sa e mendonim në fillim. Por, gjithkush e ka lejen të thotë e të shkruajë. Ne do të falenderonim ato që shohin e flasin për atë që është shkruar. E jo për atë që s'është thënë e shkruar. Veç e ndjejmë se ka vend që të shkruajnë e të flasin për Bllacën tonë të dashur edhe shumë të tjerë pas nesh''

Shumë libra te botuara dhe shumë tjera jane gati për botim,me vetfinancim ka botuar deri me tani mbi 10 libra,qe kane kushtuar,për një libër mbi 4ooo euro.... Mbi 6000 banorë bllacian do e kujtojnë Adem Dergitin për gjithë këtë histori që bëri për vendelindjen e tij,fshatin Bllacë Komuna e Therandës-ish Suhareka. Shahu I pashë me vëmendje materialet që solli Ademi. U binda se kishte kollona të fuqishme, që mund të mbanin jo një monografi të thjeshtë e modeste, por volume serioze e pretenduese. Një kollonë e fuqishme ishte Ramë Bllaca, njeriu që kishte bërë histori si rrallë kush në kohët më të zeza për shqiptarët. Ishte Kulla e Ramë Bllacës, të cilës shqiptarët i detyrohën shumë... Jo veç për ta shpall monument historik që e mbrojnë shqiptarët, por shumë e më shumë... Ishte biri i tij Qazim Bllaca. Ishte pastaj një bir tjetër i Bllacës - Asllan Fazlia - kollonë e fuqishme ngulur thellë në memorien e shqiptarëve

Për fund; Edhe librin e fundit që ka botuar autori; ''Rrënjët e Lirisë'', edhe pse ka kërkuar finacim,nuk ka patur interesim as nga komuna,as nga bashkëfshatarët e tij,Bllacë,dhe as nga institucionet tjera komunale,e sidomos sektori i Kulturës ku kemi parasyesh se secila libër ka kushtuar mbi 4000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat