Vdiq profesor Sylejman Kastrati,që e mbajti në trup plumbin e demostratave të vitit 1968

Kultura

Vdiq profesor Sylejman Kastrati,që e mbajti në trup plumbin e demostratave të vitit 1968

Nga: Skënder Karaçica Më: 22 mars 2021 Në ora: 07:09
Sylejman Kastrati

Në Prishtinë sot ka vdekur profesor Sylejman Kastrati(Kizharekë e Drenicës),i cili pas përfundimit të Shkollës Normale u kthye në fshatin e tij me ditar në dorë në shkollën fillore të Nekocit dhe në Kizharekë për edukimin e brezave të rinj shqiptarë.

Udha e dijes dhe Abetarja,për brezin e Sylejman Kastratit në Drenicë ishte amaneti i Mësuesit të Flamurit(Fazili Greiçevci),që për shkollën shqipe dhe për brezat,këtu nis projekti i motit të madh se si duhet të bëhet atdheu...!

Nëpër vite,ndihej fryma kombëtare për trajta të reja të jetës për të kapërcyer shtegun e robërisë serbe dhe për lirinë e Kosovës.Në vitin 1968 në Prishtinë shpërtheu shpirti liridashës i brezit të ri shqiptarë të Sylejman Kastratit.Për Kosovë,jertën e japim!Kosova punon,Beogradi ndërton!,Flamuri kuqezi është simbali i kombit shqiptarë!-ishte zëri deri në qiell i rinisë shqiptare të Kosovës...!

Në sheshin e Prishtinës forcat e shumta që kishin ardhur nga tërë ish-Jugoallavia dhe të derigjuara nga Serbia,filluan të gjuanin me plumba rininë e Kosovës!Plumba e gjak u mbush sheshi i Prishtinës në vitin 1968.Po atë ditë,plumbat e hasmit e gjetën trupin e njomë të studentit nga Drenica,Sylejman Kastrati dhe me pikat e gjakut e vuri një gurë në panteonin kombëtar të lirisë së Kosovës!

Shpeshherë e kam takuar ndër vite Sylejman Kastratin në Drenicë dhe Prishtinë  dhe me pati thënë:,,Po e mbaj në trup plumbin e lirisë së Kosovës...!,,.Në këtë orë dhimbjeje kujtimet dhe udha e tij kombëtare dhe për shkollën shqipe,do të jetë amanet për brezat që vinjnë dhe porosia e motit se si duhet të bëjmë atdheun!

Lamtumirë Sylejman Kastrati në ndarjen tonë!Në kujtim të udhës për dije dhe për shkollën shqipe!Lamtumirë mësuesi i Drenicës që e  mbajte plumbin e hasmit në trup për Kosovë dhe  Shqiptarizëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat