Humanizmi nuk ka kufi, shovinizmi nuk është fetar

Kultura

Humanizmi nuk ka kufi, shovinizmi nuk është fetar

Nga: Sali Bollati Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:07
Sali Bollati

Besimi fetar si ndjenjë njerëzore nderimi ndaj Zotit dhe jetës së përtej varrit; edukon njeriun për të respektuar dhe ndihmuar çdo qenie njerëzore, pa marrë parasysh mënyren dhe ritet që shpreh për adhurimin e tij. Populli Shqiptar, si një ndër popujt më të vjetër të Europës, pavarësisht nga rrethanat historike që ka kaluar gjatë shekujve; përvec karakteristikave shumë të larta si besa, trimëria dhe mikëpritja, mund te shërbejë si një shembul i rrallë në Europë e në Botë, përsa i përket tolerancës fetare.Me gjuhën e folur shkruhen, mësohen dhe trashëgohen këto tradita Shqiptare. Libri i parë i njohur Shqip “Meshari” i Gj.Buzukut më 1555, po ashtu edhe pjesë Dhjatës se Re më 1877, nga Peshkopi i Paramithisë Shqiptare; janë përkthyer me “Gluhën e Perëndisë”-simbas Naimit të Frashërllinjëve Atdhetare -në dialektin Çam të Shqipes. Fan Noli për Flamurin Shqiptar shkruan:

Flamuri që lindi Shën Kostandinin,

Pajton Islamn’ e Krishtërimin,

Çpall midis feve Vllazërimin,

Flamur Bujar për Njerëzimin

Para disa ditëve u befasova dhe u mallëngjeva pa masë me një Veprimtari Vërtetë Humanitare të mbajtur në Buenos Airen e Argjentinës së largët.

Njoftim:

Kryepeshkop +Fan Noli: “Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria”

“Çamëria është një plagë e hapur që pikon gjak në secilin prej nesh” Kryepeshkop + Aleksander i Shqiptarëve

Sot, ora 20.30, mbahet ne Kishën Ortodokse Shqiptare te Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha) dhe Ceremonia e Përshpirtjes, në kontekstin aktuall të 100 ditëve të karantinës këtu në Argjentinë nga COVID-19…

Mirëmëngjesi, të nderuar Bashkatdhetarë, Vëllezër dhe Motra Shqiptare, Miq te dashur të Shqipërisë: ju dëshiroj, shumë shëndet dhe begati, me familjet e juaja: Me rastin e 76º Vjetorit Genocidit Çam, nga fanatizmi frikacak grek, ku u masakruan mijera Shqiptarë te Çamerise;’ jemi mbledhur sot - 27 Qershor 2020.

Çamëri, je Drita e Kombit Shqiptar!!! Plagët e Çamëve nuk mbyllen kurr!!! Çamëria është një plagë e hapur e na pikon në zemrën e secilit prej nesh!!! Homazh për të gjithë ata Martirë që u masakruan!!! Sot kujtojmë me nder dhe respekt dhe shume dhimbje, në Argjentinë, dhe në Botën Mbarë, Përvjetorin e Gjenocidit Çam, Gjenocid I shovinizmi grek mbi popullsinë Shqiptare filluar më 27 / 6 / 1944

Rroft Çamëria dhe Çamët!!! Rroftë Çamëria Shqiptare!!! Rroftë Çamëria dhe Populli i saj Kreshnik!!! Me Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroftë Kombi Ynë Shqiptar!!! Rroftë Shqipëria Etnike e Ilirisë Autoktone!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekoftë Rac4ën e bukur Ilire!!! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët, me Flamurin e Kombit Kuq e Zi kudo që janë në botë!!!

Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Aleksander i Shqiptarëve,

Kryepeshkop – Bir i Shqiponjës Rroftë Shqipëria e Bashkuar!!!

#UnëJamÇameria

Më poshtë një urim dhe mesazh tepër domethënës i Kryepeshkopit Aleksandër i Shqiptarëve, udhëheqsit shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikën Latine, me rastin e Ditës së Pashkëve drejtuar të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës dhe pa dallim feje a krahine:

Krishti u Ngjall! Me zemër ju uroj Gëzuar Pashkët, Vllëzër dhe Motra dhe Miqtë e mi Shqiptarë Ortodoksë dhe të gjithë atyre që e festojnë ketë ditë, kudo që gjindën, e për shumë vjet! Urime e paqë bekim dhe dashuri në familjet tuaja.

Përfitoj nga rasti për të përshëndetur me dashuri të gjithë Myslimanët, Bektashianët, Agnostikët, Ateistët dhe të Krishterët, Vëllezërit e mi të gjakut: Urimet më të mira për të gjithë ju! Paqë, lumturi e begati gjithmonë! Rofshin të gjithë Shqiptarët në të gjithë botën, pa dallim Feje! ️Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar, përgjithmonë! ️Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë se Ilirisë. Autoktonus! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Kryepeshkop +Aleksander i Shqiptarëve, Bir i Shqiponjës! (Marrë nga portali i Kryepeshkopit

Kam lindur në Paramithi të Çamërisë, kur isha vetëm 7 vjeç, mbas një fëmijërie shumë të lumtur në familje dhe në ambjetin e bukur rreth e qark; fatëkeqësisht përjetova fillimin e masakrave, përdhunimeve, vrasjeve, burgosjeve dhe shpënguljen ne familje, Paramithi e në mbarë Çamërinë tone Shqiptare, me të cilat jam rritur edhe mbas 77 vjetëve nuk mund ti harroj pa I kujtuar, shkruar e përmendur nëpërkujtime te organizuara sidomos këtu në Amerikën e Bekuar ku si “Gur I rrokullisur”-siç shkruan miku Çam z.Ç,.Çumani.

Amerika e Bekuar per ne Shqiptaret ka qenë dhe mbetet Mikëpritese dhe Mbeshtetsja me e madhe.Kë u krijuan organizatat e para atdhetare;por Veprimtaria me emadhe ishte Krijimi I Kishes Ortodokse Shqiptare. Dhe ajo veper e Fan Nolit, Kristo Kirkë u themelua dhe u Shpalos që krahas Zotit te Madhnueshëm të Ndjenim Krenarine si SHQIPTAREs po kaloj vitet e pleqërisë. Niperve dhe mbeses te lindur ketu ne NY me baba e nene shqiptare me zotesine e tyre nderohen Como Ladda ne shkolla; por ne shtepi mesojne , flasin Gluhen e Embel Shqipe duke recituar me Gezim e Nderim :”Ti Shqiperi me jep Nder, Me jep emrin SHQIPTAR!”Ndigjojne me kureshtje edhe pjese nga e shkuara e jone.

Midis te tjerave rrefejme se ne festa fetare si bajrami dhe pashka kishim respekt per njeri tjetrin me gjuhen e perbashket-Shqipen, duke shkembyer dhe dhurata gjate festave te bdryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat