Regjisori i serisë “Emily in Paris” nuk brengoset për kritikat

Kultura

Regjisori i serisë “Emily in Paris” nuk brengoset për kritikat

Më: 9 prill 2021 Në ora: 20:26
Darren Star

Regjisori i serisë së shumëkritikuar “Emily in Paris” ka thënë të premten se nuk e brengosin kritikat, të cilat, sipas tij, veç sa po e bëjnë edhe më të famshëm projektin e tij.

Disa kritikë francezë e kanë quajtur të turpshëm realizimin e serisë “Emily in Paris”, por regjisori Darren Star ka thënë se nuk po shqetësohet aspak për këto kritika.

Nominimin e serisë për çmimin “Golden Globe” e kanë tallur edhe udhëheqës të njohur, mirëpo regjisori ka këmbëngulur se vëmendja që ka marrë seria ishte më e madhe sesa që priti.

Regjisori ka thënë se kritikat e shumta shtynë që për serinë të interesohen shumë njerëz.

“Emily in Paris” në të cilën rolin kryesor e luan Lily Collins. Seria ka të bëjë për një 20-vjeçare që nga Chicago shpërngulet në Paris për punë.

Regjisori Star ka thënë se xhirimet e sezonit të dytë do të nisin më 3 mars dhe nëse gjithçka shkon mirë transmetimi do të nisë gjatë vjeshtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat