Në përkujtim të komandantit të parë të bërthamës së ushtrisë së Kosovës, Heroit Salih Çekaj

Kultura

Në përkujtim të komandantit të parë të bërthamës së ushtrisë së Kosovës, Heroit Salih Çekaj

Saim Tahiraj Nga Saim Tahiraj Më 19 prill 2021 Në ora: 16:24
Sali Çekaj

Sot mbushen 22 vite që kur ra në fushën e nderit, në betejën e Koshares heroike, njëri ndër burrat më të mëdhenj të historisë sonë, në luftën titanike për liri dhe pamvarsi. Njëzet e dy vite dhembje dhe krenarie pa burrin e madh, komandantin, Heroin, Salih Çeka!

Heroi Salih Çekaj ishte njëra ndër figurat më emblematike të historisë sonë të re, figurë shumë dimensional! Juristi i ditur,politikani i madh që karrierën si jurist dhe politikan e filloj në Deçanin e tij të dashur. Lufta e tij e pakomoromisë brenda institucioneve të kohës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në ish Jugosllavi e bënte madhështorë, shumë të respektuar dhe të dashur në mesin e popullit shqiptarë.

Fatkeqësisht kjo periudhë e ndritshme e Heroit Salih Çekaj mbetet pothuajse në errësirë, me shpresën që një ditë do studiohet dhe zbardhet në përgjithësi. Aktivitetin politik e vazhdon në kuadër të LDK-së në Deçan dhe në këshillin koordinues të partive politike në Deçan. Aktivitetin profesional si jurist e zhvillon në kuadër të shoqatës së juristëve të Deçanit. Hartimi i statutit të komunës së Deçanit në harmoni me Kushtetutën e Kaçanikut, ishte ndërmarrja më e guximshme e kësaj shoqate ku rol shumë të rëndësishëm luajti Heroi Sali Çekaj!

Ky aktivitet shumë dimensional i Salih Çekut ishte një alarm për UDB-në Serbe dhe filluan ndjekjen e tij. Në pamundësi që të qëndronte në Kosovë sepse në ç'do moment i kanosej arrestimi, u detyrua të arratiset dhe të vendoset në Gjermani, pikërisht në Shtutgard. Nga aty fillon një jetë e re për te, aktivitetin politik e vazhdon në degën e LDK-së në Gjermani. Krahas aktivitetit politik në LDK, Saliu filloj fuqishëm aktivitetin e tij ushtarak në kuadër të MMRK, sidomos me përgatitjen e dy grupeve të para në Shqipëri.

Tani po fillon një etapë e re për Saliun, konkretisht po fillon faza e formimit të njësiteve guerile dhe aksionet e tyre në teren kundër policisë serbe. Pas përfundimit të ushtrimeve ushtarake në Shqipëri, Saliu merr detyrën e komandantit të parë të ushtrisë në Kosovës e cila tani ishte në formim e sipër. Aji ka hyrë në histori si komandant i parë që i prini njësitit të armatosur prej 32 ushtarëve të stërvitur mirë, ku për herë të parë thyhet kufiri shqiptaro-shqiptarë. Kjo njësi futet në Kosovë dhe shpërndahet në tërë Kosovën, në Ilirid dhe Kosovën Lindore.

Nga Dhjetori i vitit 1991 fillon rezistenca e armatosur nga njësitet guerile që u formuan nga këto dy grupe; njësiti gueril i Dukagjinit më në krye komandant Salih Çekaj, njësiti gueril i Drenicës më në krye Adem Jasharin, njësiti gueril i Llapit më në krye Zahir Pajazitin dhe aji në Ferizaj më në krye Ahmet Hoxhën. Koordinatorë në mesë njësiteve guerile dhe udhëheqjes politike ishte komandant Salih Çekaj, ndërsa nga udhëheqja politike ishte i autorizuar njeriu më meritor prof. Fehmi Agani.

Aksionet guerile vazhduan deri në fillim të luftës së hapur, Salih Çeku ishte drejtues i shumë aksioneve në komunën e Deçani, si kundër policisë serbe, agjentëve të UDB-së serb që vepronin nën masken e ekspertëve të ndryshëm, kolonistëve në Junik dhe Baballoq. Gjithashtu ishte edhe kordinues me njësitet tjera guerile. Vlen të cekët se ç'do aksion gueril paraprakisht ishte i koordinuar me prof. Aganin. Fillimi i luftës së hapur në Kosovë Salih Çekun e gjenë të organizuar në majat e MMRK të udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes kol. Ahmet Krasniqi. Bazat e fillimit të organizimit në teren të njësive operative të MMRK i vuri pikërisht Salih Çeku me grupin e tij. Pikat e furnizimit në Tropojë dhe Viqidol i hapen Saliu me grupin e tij. Shtegun e furnizimit përmes Vokshit e hapi komandat Adem Ukëhaxhaj me grupin e Saliut. Përgatitjen e dhe sjelljen e rreth njëqind ushtarëve me të cilët u bë betimi i brigadave 131,133,134 në Papaj, u bë përmes grupit të Saliut më në krye Rrustem Bruqit, Skender Rexhahmetaj( komandant i fsh. Isniq), Bek Osmanaj dhe Xajë Çelaj. Gjatë marshutes drejt Kosovës të këtyre brigadave operative, vendosjes së tyre në Isniq e pastaj Prapaqan dhe aktiviteteve të tyre luftarake, Saliu me shokët e grupit pati rol shumë të rëndësishëm.

Në furnizimin e FARK-ut në Shqipëri dhe nga shtetet e Evropës perëndimore, Saliu dhe grupi i tij kishte rolë shumë të rëndësishëm, madje do thoja në shumë raste prietar. Këtu duhet theksuar edhe kontributin e madhë të SHHB "NËNA TEREZË" me seli në Zvicër. Në organizimin, furnizimin, mobilizimin dhe komandimin e luftimeve në vijat e frontit, komandat Salih Çekaj kishte rolin prijetar me komandant Agim Ramadanin dhe disa të tjerëve. Kur preket kalimthi, në pika të shkurtëra e gjithë veprimtarin politike dhe ushtarake të Heroit Salih Çekaj , detyrimisht e bënë njërën ndër figurat kryesor të lëvizjes sonë politike dhe ushtarake, në luften tonë për liri dhe pavarësi. Në këtë periudhë 22 vjeqare bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e Saliut, së bashku me mërgimtarët në Zvicër dhe Gjermani, bënë shumë për ndriçimin dhe zbardhjen e një pjese tė veprimtarisë madhore të këtij gjiganti atdhetar!

Institucionet e shtetit dhe lidershipi i LDK-së i kanë shumë borxh heroit të kombit Salih Çekaj sepse pothuaj asgjë nuk bënë për te, madje nuk e marrin as mundin për ta vizituar ekspozitën për Saliun, në Muzeun Kombëtar në Prishtin. Ky do të ishte mundi më i vogël që do e bënin në shenjë nderimi për figurën madhore të Heriot Sali Çekaj.

Lavdi veprës kolosale në shërbim të atdheut të Heroit Saki Çekaj.

I përulemi përjetësisht!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat