Poemë kushtuar z. Allaman Sula, ish ushtarak shembullor, piktor, fotograf, montazhier, pronar vizionar i studios prestigjioze “Flaer”

Kultura

Poemë kushtuar z. Allaman Sula, ish ushtarak shembullor, piktor, fotograf, montazhier, pronar vizionar i studios prestigjioze “Flaer”

Nga: Gëzim Loka Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:52
Gëzim Loka

Ca fjalë prej zemre

Po ti them, mor mik,

Në çdo hap jete

Veç mirësi ti prit.

Se mirësi ti fal

Kudo të shkel këmba

Në vargje poeme

Të hyshë ma ka ënda…

Ditë e natë në studio

Yjet rindez qiellit

Kamera seç fikson

Vetë magjinë e diellit…

Magjitë e ekranit

Janë punë e madhe

Dritë i japin xhanit

Dehin një sorkadhe…

Në stuidon FLAER

Ti je Gjenerali

Dhunti jep e merr

Me zell luftëtari…

Me zell luftëtari

Me talent të rrallë

Në botën e kamerës

Ti je ndër të parë…

Fjalën e ke fjalë

Punën e ke punë

Shok ndër shokë të rrallë

Në erë nuk do gunë…

Në shërbim atdheu

Që kur ishe i ri

Zjarr prej Prometeu

Mban përherë në gji.

Në llogore drite

Ushtar shembullor

Fotograf gjenial

Jo tip amator.

Piktor me talent

Montazhier me famë

Studioja gaz e shënd

Yllnajë në çdo anë.

Syri të bën dritë

Dritëz të bën nuri

Gjitha mirësitë

Janë tek fjalë e burrit.

Nga Bulqizë e bukur

Deri në Tiranë

Hap yt veç rend

Gëzim në çdo anë.

Ti iu fal njerëzve

Lumturi ekrani

Fotot bëhen yje

Ndrit nuri dhe xhani…

Ti je shok besnik,

Burrë me virtyte

Ku prek dora jote

Ka oaze drite.

Ku prek dora jote

Fal veç dashuri

Punët radhë e radhë

Ç’të kanë hijeshi…

Hijeshi ç’të ka

Fjala dhe kuvendi

Por më shumë puna

T’vë në krye vendi.

Mos e merr për mburrje

Por është e vërtetë

Kush për tjetrin bën

Ka veç shokë në jetë…

Ku prek dora jote

Ku shkel yti hap

Njeriu punëtor

Kohën në lak e kap.

Nuk e lë të ikë

Kurrë pa kuptim…

Je thesar virtyti

Rrofsh, o miku im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat