Kujtime nga fëmijëria - Gjahtarët

Kultura

Kujtime nga fëmijëria - Gjahtarët

Nga: Dibran Demaku Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:01
Dibran Demaku

Ne ishim të vegjël,krejt të vegjël.Por edhe si të tillë ishim të detyruar të nxirrnim bagëtitë në kullosë,sepse prindërit dhe të rriturit tjerë(motrat e vëllezërit) mirreshin me punë tjera.Ne i nxirrnim bagëtitë tona në kullosë nëpër fusha e male.

Një pasdite në fshatin tonë ndodhi diç e pazskontë.Ishte ditë vjeshte dhe paradite kishte rënë shi me rrebesh dhe ne nuk i kishim nxjerrë bagëtitë fare në kullosë.Pasdite kishte pushuar shiu,por siç ndodhë në anët tona,re të bardha zbritnin deri në tokë.Ne megjithate atë pasdite i nxorëm bagëtitë në kullosë.Sapo kishim lënë prapa shtëpitë e fshatit tonë dhe po i afroheshim pyllit nëpër të cilin kalonte një rrugicë e gjërë e cila ishte vija lidhëse në mes fshatit dhe fushës ku kulloste bagëtia,ne vërejtëm se rrugica jonë ishte stolisur me një shirit të kuq.Kjo do të thonte se ne nuk bënte të kalonim andej.Kishin ardhur një grumbull njerëzish me armë të ndryshme në krah që flisnin me një gjuhë tjetër të cilën ne si të vegjël që ishim nuk e kuptonim fare.Me ata njerëz që flisnin një gjuhë krejt tjetër dhe të pakptueshme pêr ne ishte edhe një që fliste në gjuhën tonë.Ai na tha se atë pasdite ne dhe bagëtia nuk mund të shkonim më tej sepse kishin ardhur gjahtarët që të gjuanin(vrisnin shtazë të egra)? Kjo do të thonte se ne dhe bagëtitë tona duhej të ktheheshim nga kishim ardhur.

Ne fëmijët ngulëm këmbë të mos ktheheshim sepse edhe fusha e edhe pylli ishte i yni.Ata që dikush i quante „gjahtarë“na shihnin me urrejtje dhe ne ca sy të kuq dhe të frikshëm.Nuk flisnin fare vetëm na bënin me dorë se duhej të ktheheshim nga kishim ardhur.Ne edhe më tutje nuk donim të ktheheshim duke insistuar se ishim në tokën tonë dhe nëse dikush duhej të ikte duhej të iknin ata që kishin ardhur dhe kishin  shirit të kuq pa na pyetur fare.

Dikur do të vinte si ndërmjetësues më i moshuari i fshatit tonë dhe na tha se atë pasdite duhej t‘i drejtonim bagëtitë nga ana tjetër.

Më i madhi në moshë nga ana jonë do ta pyeste të moshuarin e fshatit tonë se kush ishin ata persona që kishin ardhur të na trazonin jetën tonë,ëndrra tona fëmijërore.
I moshuari i fshatit tonë pasi nxori një ofshamë nga brendësia e tij shpirtërore na e ktheu:-Janë ca mysafirë të paftuar që kanë ardhur të trazojnë dhe të na frikësojnë,por ne as nuk trazojemi dhe as nuk frikësohemi,sepse jemi në tokën tonë dhe në të drejtën tonë.Këta(dhe bëri me dorë nga njerëzit me sy të kuq)kanë ardhë dhe do të ikin pa rënë terri i mbrëmjes.Ju ktheni bagëtitë nga ana tjetër!“

Ne e dëgjuam të moshuarin e fshatit tonë dhe i kthyem bagëtinë nga ana tjetër e fshatit duke i lënë „gjahtarët me sy të kuq“ të cilët na shihnin me urrejtje sikur donin të na hanin...

(Kur u rritëm edhe ca e kuptuam se ata duke bërë rolin e „gjahtarit“kishin ardhur të na frikësonin që të iknim nga fshati ynë,nga toka jonë.Por,ne nuk ikëm.Qëndruam.Ikën ata dhe nuk u kthyen kurrë më.Thefshin qafën!...)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat