Rritet “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”

Kultura

Rritet “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:20
Kopertina e librit

Ka dalë nga shtypi numri i 11-të i librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, të cilin e boton Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi.

Shoqata “Papa Klementi XI Albani”, po vazhdon të realizojë misionin e saj për të ndriçuar edhe më shumë histori të rrugëtimit të shqiptarëve në mërgatë dhe zhvillime në kohë të ndryshme në trojet shqiptare.

Nënumrin e ri të Thesarit janë përfshirë të gjitha përmbatjtjet e aktiviteteve të shoqatës të realizuara në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut dhe në Suedi, gjatë vitit 2019. Janë përfshirëedhe opinione dhe analiza, si dhe disa punë krijuese gjatë vitit 2020, por për shkak të pandemisë me COVID 19 nuk kaqenëe mundur të bëhen publike në formën e manifestimeve më të mëdha.

Libri “Thesar Kombëtar...”, numri 11, ka 9 kapituj të shtrirë në 792 faqe. Është filluar me punimet e Kuvendit të Tretë Zgjedhor të SHSHASHS “Papa Klementi XI Albani” dhe në detaje e në mënyrë shumë transparenet zbërthehen gjithë punimet deri te zgjedhja e kryetarit të shoqatës. Hysen Ibrahimi ishte zgjedhur në mënyrë unanime në mandatin e tretë të kryetarit të shoqatës. Aiështë dëshmuar tashmë me punën dhe angazhimin e tij për shoqatën dhe organin e saj, librin “Thesar Kombëtar ...”, prandaj pashmangshëm duhej të rënditeshin edhe opinione shumë përmbajtjesore për të në këtë kapitull të librit. Veçohet opinioni i shkrimtarit Viron Kona, i cili e cilëson shoqatën si një model për shoqatat dhe asociacionet tjera, për të dhënë shembull për punën dhe zhvillimin e veprimtarive që kryejnë. Kurse Hysen Ibrahimin e quan një personalitet me shumë energji që i vë në lëvizje energjitë e anëtarëve të shoqatës, që t’i shërbejnë Kombit dhe atdhetarizmit. Në këtë kuadër është përfshirë edhe libri “Hysen Ibrahimi –Hero i heshtur i dritës”, autor Hyrë Tejeci Murati, i cili zbërthen përpjekjet e pareshutra të Hysen Ibrahimit për t’i shërbyer kombit shqiptar dhe për ta kryer me shumë sukses edhe misionin e Shoqatës, të cilën ai e drejton. Ndërkaq, Xhavit Çitaku e arsyeton rizgjedhjen e z. Ibrahimi në krye të shoqatës, duke thënë se me insistimin e tij, shoqata ka arritur të nxjerrë në dritë shumë të pathëna, shumë befasi për punën që është bërë dhe po bëhet nga krijues shqiptarë në Suedi.

Shumë nga ato punë e kërkime, ishin prezantuar edhe në një Konferencë Ndërkombëtare të Arkivistikës që ishte mbajtur në Shkup, ku Hysen Ibrahimi kishte dëshmuar ndihmën që do të mund ta jipte mërgata shqiptare për fondin arkivor shqiptar.

Kapitulli i dytë nis me aktivitetet përuruese të numrit të 10-të të librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, gjatë 2019s dhe të librave tëtjerë të botuar nga shoqata “Papa Klementi”. “Thesari Kombëtar...” rrugëtoi në Mitrovicë, në Cerrcë, në Shkup, në Boletin, në Krushë të Madhe dhe në Vlorë, duke shpalosur vlerat krijuese të shqiptarëve në Suedi, me theks të veçantë të anëtarëve të Shoqatës “Papa Klementi XI Albani”. Kështu, ata morën opinione dhe kritika më të mira për punën dhe aktivitetet që po vazhdojnë t’i kryejnë.

Një përmbledhje e zgjeruar e krijimtarisë së Drita Nikoliqi Binajt, e përzgjedhur nga disa opinione dhe shtypi shqiptar, është shtrirë në vazhdim të librit, duke veçuar kontributin e saj në fushën e letërsisë, sidomos me zhanrin e poezisë. Drita Nikoliqi Binaj ka sponzorizuar edhe këtë numër të Thesarit Kombëtar. Prandaj Shoqata “Papa Klementi XI Albani” e falenderon shumë, duke e dekoruar atëedhe me Ҫmimin “Papa Klementi XI Albani”, që ndahet për herë të parë nëkëtëvit jubilar për shoqatën, pra në 10 vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”.

Komisioni për kontakte me donatorë, të kryesuar nga znj. Saranda Iseni dhe anëtarët Rrahman Rrahmani e Burim Uka, si dhe kryetari i shoqatës, z. Hysen ibrahimi, kanë siguruar edhe donatorë të tjerë për botimin e librit dhe organizimin e manifestimit për shënimin e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës. Veçojmë përkrahjen e vazhdueshme të z. Albert Jashari dhe z. Naim Latifit, dy afaristë shumë të suksesshëm në Suedi, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë për Thesarin dhe librin shqip.Por ka edhe libërdashës të tjerë, të cilët kanë ndihmuar botimin e këtij Thesari.

Pra, donatorët që kanë ndihmuar botimin e numrit të 11-të të librit “Thesar Kombëtar...”, janë: Burim Uka (Suedi), Saranda Iseni (Suedi), Bahri Shyti (Gjermani), Mejdi Orani (Gjermani), Rashit Gashi (Suedi), Albert Jashari (Suedi), Rrahman Rrahmani (Suedi), Bahri Zeneli (Suedi), Naim Latifi (Suedi), Nesim Rexhepi (Suedi), Elhame dhe Ali Gjyrevci (Danimarkë), Drita Nikoliqi Binaj (Vojvodinë), Adnan Peci (Suedi), Kadrije Gurmai (Shqipëri), Valon Haxhiu (Suedi), Mona Juniku (Suedi). Shoqata i falenderon përzemërsisht të gjithë mbështetësit, duke siguruar transparencë të plotë të shpenzimeve për librin.

Në libër janë arkivuar edhe aktivitete të tjera që kanë qenë pjesë të organizimeve të SHSHASHS, si zbulimi i Pllakës përkujtimore për Avdyl Ukën, në Vushtrri, përurimin e librit “Ti je dora e Zotit”, të autorit Bahri Shyti, një nismë të dy vajzave të reja në Suedi, për të treguar kuzhinën shqiptare para shokëve dhe miqve të tyre suedezë. E gjithë kjo e shprehur në një libër të veçantë.

Një aksion për ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Prizren, një dokumentim për ndihmat që kanë dhënë shqiptarët e komunës së Helsinborgut të Suedisë për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës në fillim të viteve 90-të. Pastaj dokumentimin e ndihmave për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut, të nxjerrë nga një arkiv personal i Hysen Ibrahimit, nga kontaktet e drejtpërdrejta të tij me anëtarët e LDK-së dhe presidentin Ibrahim Rugova në vitin 2001.

Tema të dokumentuara janë shtrirë në vazhdim të librit, si një dokumentar për atdhetarin Nezir Zasella, një studim të Fazli Hajrizit për kulturën në Shalë të Bajgorës, pastaj një analizë për “Shkrepin e Dudës”, të Hamit Gërgurit, një përmbledhje përmes fotografive e arsimit shqip në periudhën 1915-1959, etj.

Hapësirë të veçantë zënë dhjetra intervista, recensione e referime për libra të autorëve të ndryshëm. Janë dhjetra opinione dhe vështrime për figura të ndryshme që kanë dhënë kontribut për kulturën shqiptare dhe afirmimin e saj nëpër kohë. Janë botuar dhjetra poezi të autorëve të ndryshëm dhe vështrime për to.

Për punën e saj kolosale Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, mori Ҫmimin e Vitit të Takimeve “Azem Shkreli 2020”, në edicionin e 18 të këtyre takimeve në Pejë.

Jo më kot kjo Shoqatëështë cilësuar si një institucion, sepse vërtetë vepron si e tillë. Me seriozitetin e saj, SHSHASHS ka arritur të ndërtojë tashmë shumë marrëveshje bashkëpunimi dhe në numrin 11 të librit “Thesar Kombëtar...”, janë botuar marrëveshjet me Arkivin e Shqipërisë, pastaj me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetari Hysen Ibrahimi ka treguar kujdes të veçantë për disa personalitete që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj periudhe, duke kujtuar bashkëpunimet me ta dhe kontributin e tyre për kulturën dhe kombin shqiptar.

Libri “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” do të vazhdojë rrugëtimin e tij edhe me numra të tjerë, do të rritet edhe më shumë, duke pasuruar kështu fondin librar shqiptar. Do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera, sidomos në atë suedeze, ku jetojnë dhe veprojnë anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, të cilët e botojnë këtë Thesar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat