Kinemaja e Tarantinos hapes pas më shumë se një viti mbyllje

Kultura

Kinemaja e Tarantinos hapes pas më shumë se një viti mbyllje

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:39
Quentin Tarantino

Kinemaja New Beverly Cinema që tash është pronë e regjisorit Quentin Tarantino është hapur pas më shumë se një viti.

Kjo kinema ka qenë e mbyllur kaq gjatë si pasojë e masave kundër pandemisë COVID-19.

Filmi i parë që shfaq ishte i fundit i realizuar nga Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Për më tepër, disa fansa të filmbërësit amerikan ishin veshur në rrobat e personazhit të Brad Pitt-it në film, Clifford Booth-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat