“Piedestal”, libri me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare

Kultura

“Piedestal”, libri me personalitete që sjell një pjesë të historisë shqiptare

Nga: Albert Zholi Më: 16 qershor 2021 Në ora: 07:38
Ballina e librit

Librat me intervista janë një minimonografi për çdo personazh. Realizimi i një interviste profesionale do kohë për çdo gazetar, pasi duhet të njohësh mirë jetën dhe veprën e personazhit, cilësitë e tij, jetën në përditshëmri që tëhysh brenda shpirtit të tij dhe ta zbërthesh atë. Çdo intervistë panjë studim paraprak do jetë e zbehtë, empirike dhe pa interes për lexuesin.

Thënë thjesht, të intervistosh personalitete të njohura tëkulturës, letërsisë, shkencës duhet të jesh zot i drejtimit gjatë bisedës, pasi aty shpaloset profesionalizimi gazetaresk. Nëse gazetari shkon i papërgatitur ndodh që personaliteti ta orientojë kahjen e bisedës andej nga ai dëshiron, dhe jo aty ku është synimi i gazetarit apo redaksisë. Në librin “Piedestal”, autori Fadil Shehu i ka patur parasysh këto kërkesa ndaj ka rritur të sjellë para lexuesit intervista plot jetë, gjallëri, detaje, ngjarje, emocione, që e sjellin personazhin të plotë para lexuesit. Ky libër që ka brenda mbi 30 personalitete të larta, tregon njëherazi punën e madhe studiuese, parapërgatitore, hyrjen në psikologjionë e personazhit, seriozitetin e autorit dhe ndjeshëmrinë e tij. Libri lexohet plot dëshirë pasi secili personazh ka një jetë interesante, të vrullshme që sjell njohuri të reja para lexuesit për fusha të ndryshme. Autori e ka bërë përzgjedhjën e personazheve në përshtatje të gjurmëve që ka secili në fushën e vet, njohjen e tyre në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, pozicioni që zë në shoqëri dhe kohën që jetojmë.

Si risi për lexuesin do të jetë specifika e çdo personazhi, ku gjatë leximit të këtij libri, parakalojnë personalitete të njohura, që sjellin jo vetëm arritjet e tyre, por edhe të artit, shkencës, letërsisë, shqiptare të cilët ata përfaqësojnë ku ata nxjerrin në pah labirinthe jetësore apo profesionale të panjohura më parë nga lexuesit.

Personazhet janë të lidhur ngushtësisht me jetën e letrave shqipe, me zhvillimin kulturor, me kushtet ekonomiko-politike të cilat I japin zhvillime të reja gjithë jetës së kombit tonë, por njëherazi edhe shteteve ku ata kanë dhe ndikimin e tyre.

Në formësimin e intervistës, personazhet me përgjegjësi dhe nivel të lartë profesional përcjellin me ndjeshmëri jo vetëm sukseset, arritjet por edhe hallet e këtij vendi të nëpërkëmbur nga politika. Personazhet sjellin jetën e tyre por edhe atë ekonomiko- shoqërore-politike, shqiptare në dekada dhe epoka të ndryshme të hapësirës shqiptare duke dhënë kështu një fond të paimagjinueshëm në pasurimin e historisë shqiptare. Në çdo njërën prej këtyre intervistave apo portreteve, autori pyetjet i vë në funksion logjik tek hallet dhe të ardhmen e këtij populli të shumëvuajtur por vital, që ka ditur në çdo situatë të dalë fitimtar.

Në këtë libër do të gjeni intervista me:

BESIM ZEKTHI, TINKA KURTI, ISMAIL KADARE, LILIANA

CINGU, LEFTER ÇIPA, ELENI KOCAQI, BUJAR KAPEXHIU,

KATERINA BELERI, MEVLAN SHANAJ, RUKI KONDAJ,

ASTRIT CERMA, IRINI QIRJAKO, AGIM HUSHI, ERMIRA

BABAMUSTA, GEZIM KRUJA, NAJADA SOJLI, , IRMA

LIBOHOVA, XHEVAT LIMANI, MERITA BAJRAKTARI,

MARKO CAKA, IRIS HALILI, MERITA HALILI, QEMAL

AGAJ, XHULJETA KULLA, BASHKIM ALUSHI, MARJANA

BULKU, VASIL VASO, RAJMONDA MOISIU, ALBERT

ZHOLI, RUDINA PAPAJANI, GEZIM RRGALLA, SANDËR

RUCI, EDUARD ZENUNI, ENEA LAPA.

Portrete:

FERDIND GJYLI, PIRO POLOSKA, ISUF SPAHIA

Reportazhe:

1-ME SHQIPARËT E FLORIDAS, NË DITELINDJEN E

VATRËS.

2-FESTIMI I DITËS SË FLAMURIT, NE CLEARËATER.

Dokumentar artistik televiziv

ARKITEKTET E “ARIT TË ZI”

(KUSHTUAR “MARTIR I DEMOKRACISË, SHKENCËTAR NË

INDUSTRINË E NAFTËS, PROF. DR. KOÇO PLAKU, PROF.

BEQIR ALIAJ, DR. LIPE NASHI.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat