Projekt artistik për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë për Liberalizimin e Vizave

Kultura

Projekt artistik për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë për Liberalizimin e Vizave

Nga: Besim Mikullovci Më: 21 qershor 2021 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Nesër, me 22/06/2021 ditë e marte, hapi ekspozitën personale te rradhës të titulluar ” Tired of isolation?” me anë të së cilës shprehi revoltën time lidhur me Izolimin e padrejtë të vendit tonë 22 vitet e fundit me anë të regjimit të vizave. Mirëpo, se sa është në realitet I vështirë izolimi, këtë e tregoi qartë izolimi nga Covid 19 i cili nuk la vend në botë pa prekur.

Pandemia e virusit Corona, futi botën në izolim, pamundesëoi lëvzjen e lirë brenda vendit, dhe ndaloi edhe lëvizjet jashtë vendit. Popullata në Europë, e lodhur pas një kohe të shkurtër nga masat të cilat ndalojnë disa të drejta elementare, tani luten që kjo gjendje të kaloj sa më shpejtë.

Europianët nuk e dijnë se sa i lodhshëm është izolimi 22 vjeçarë për popullatën e Kosovës, i cili mbetët i vetmi vend në Europe pa të drejtë lëvizjeje të lirë! … ne jetojmë pothuajse si në një kamp përqëndrimi në shekullin 21 nga I cili mund të dalësh vetëm me një leje të posaçme.

Komunikimi i idesë së kësaj gjendje paraqitet në 16 vepra arti Postmodern dhe fotografi digjitale, të cilat me anë të Ekspozitës Personale “Tired of Isolation?” ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjëgjësimin e opinionit të gjerë ndërkombëtar lidhur me mohimin e të drejtës elementare të lëvizjes së lirë. Ne gjeografikisht edhe ndodhemi në Europë!

E veçanta tjetër e ekspozitës është se ekspozitat virtuale janë risi dhe ende nuk ka galeri virtuale të mjaftushme, kështu, të gjithë artistët që ekspozojnë punime virtualisht – përdorin dhomat e njejta. Galeria Virtuale në të cilën janë ekspozuar punimet e mia, tërësisht është e projektuar nga un dhe është unike për nga lloji dhe funksioni.

Kohëve të fundit shpesh bisedohet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, mirëpo jo rrallë here edhe dëgjojmë mesazhe të shteteve të cilat janë kundër largimit të regjimit të vizave për vendin tone, kështu, mendoj se tani është koha më e përshtatshme për publikimin e këtij projekti.

Ekspozita është virtuale dhe do të mund të vizitohet në:

www.mikullovci.com/expo/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat