Aforizmat më të bukura të shkrimtarëve të famshëm rreth librave dhe leximit

Kultura

Aforizmat më të bukura të shkrimtarëve të famshëm rreth librave dhe leximit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

“Shkrimtari shkruan zakonisht vetëm gjysmën e librit, me gjysmën tjetër merret lexuesi …”

(Zhozef Konrad)

“Për të kuptuar ndryshimin midis leximit të një historie në internet dhe asaj në një libër, thjesht mbyllni sytë dhe vendosni pëllëmbën e dorës fillimisht mbi ekran dhe më pas mbi faqen e librit. Kontakti me letrën, do të na bëjë ta kuptojmë ndryshimin…”

(Luçiano De Kreshenco)

“Librat respektohen duke i përdorur, dhe jo duke i lënë të dergjen nëpër rafte…”

(Umberto Eko)

“Disa libra duket se janë shkruar jo që të mësosh diçka prej tyre, por që të dihet se autori dinte diçka…”

(Johan Volfgang Gëte)

“Armiqtë e librave të mirë dhe shijes së mirë nuk janë ata që përçmojnë librat, por ata që lexojnë gjithçka…”

(Herman Hes)

“Një libër duhet të jetë si një sëpatë për të çarë detin e ngrirë që gjendet brenda nesh…”

(Franc Kafka)

“Natyra e kishte rregulluar me mençuri që marrëzitë e njerëzve të ishin kalimtare, dhe ja ku librat i bënë ato të pavdekshme …”

(Sharls-Lui dë Monteskje)

“Ndoshta nuk ka ditë të adoleshencës sonë që janë jetuar me aq shumë plotësi,sesa ato të kaluara në shoqërinë e librit tonë të preferuar …”

(Marsel Prust)

“Në këtë botë ka njerëz që janë aq të aftë sa të shkruajnë dy libra në të njëjtën kohë:të parin dhe të fundit …”

(Mark Tuein)

“Nuk ka libra moralë apo imoralë. Librat janë të shkruar mirë ose keq. Kjo është e gjitha…”

(Oskar Ualjd)

“Librat janë pasqyra: Ato pasqyrojnë atë që kemi brenda nesh…”

(Karlos Ruiz Zafon)

“Bota është plot me njerëz të mirë. Kur je i sinqertë dhe punon, shpërblimi vjen gjithmonë…”

(Emil Zola)

“Nuk ka asnjë akt më të shkëlqyer të lirisë individuale, sesa të ulesh për të shpikur botën përpara një makine shkrimi…”/Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat