Ministri Çeku takohet me këngëtaren Erza Muqoli

Kultura

Ministri Çeku takohet me këngëtaren Erza Muqoli

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 16:05
Pamje nga takimi

Një këngëtare e re në moshë dhe shumë e talentuar na vizitoi dje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Erza Muqoli u mirëpritë nga Ministri Hajrulla Çeku dhe bashkë diskutuan rreth sukseseve të ndryshme që Erza i ka arritur gjatë katër viteve të fundit. Me pjesëmarrje të denjë muzikore, Erza e ka përfaqësuar zërin dhe talentin e jashtëzakonshëm të brezit të ri të Kosovës.

Në takim u diskutuan edhe çështje të ndryshme të mbështetjes për diasporën kulturore si pjesë e fokusit të qeverisjes së re në vend.

Ministri Çeku i uroi suksese të shumta Erzës në zhvillimin e mëtutjeshëm të karierës së saj në botë duke ofruar përkujdesje të veçantë për artistët tanë në Kosovë dhe jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat