Arti në zi, vdes aktori i njohur shqiptar

Kultura

Arti në zi, vdes aktori i njohur shqiptar

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 18:28
Muharrem Sylejmani

Ka vdekur në moshën 67 vjeçare artisti i shumë shfaqjeve teatrale, Muharrem Sylejmani.

Sylejmani ishte bartës i 30 roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve.

Në Festivalin e Dramës origjinale shqiptare, e cila u mbajt më 22-26 janar 2020, Sylejmani fitoi çmimin për vepër jetësore

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes faqes së Facebookut të Teatrit të Gjilanit.

Njëkohësisht, Teatri i Gjilanit i ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani për humbjen e më të dashurit të tyre.

Image
Muharrem Sylejmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat