TKOB hap dyert me 15 shtator, Jaho: Kur punojmë bashkë për një qëllim, asgjë nuk është e pamundur

Kultura

TKOB hap dyert me 15 shtator, Jaho: Kur punojmë bashkë për një qëllim, asgjë nuk është e pamundur

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 09:05
Ermonela Jaho

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit me 15 shtator do të hapë dhe dyert për të pritur të gjithë artistët për shfaqjet e tyre pas një periudhe të gjatë rikonstruksioni.

Kryeministri Edi Rama përmes një video të publikuar në Facebook ka shpërndarë mesazhet e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo, të cilët do të jenë pjesë e këtij evenimenti.

Jaho në mesazhin e saj thekson se kjo është një datë e veçantë dhe një ceremoni speciale për të ku pjesë do të jetë edhe edhe artisti me famë botërore Placido Domingo.

“Jam shumë e lumtur që do të marr pjesë në Hapjen e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në mesin e artistëve bashkëkombës. Falënderim për të gjithë artistët që kontribuar në themelimin e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për të gjithë ato që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë sëbashku drejt të njëjtit qëllim asgjë nuk është e pamundur . Ju pres të gjithëve me 15 shtator në ceremoninë e hapjes”, ka thënë ajo.

“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në Ceremoninë e “Grand Gala” për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiran, i cili do të vijë në jetë sërish pas 5 vitesh dhe do të rikthehet për të mirëpritur performanca koncertale, opera dhe baleti. Është gëzim i madh për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat