“Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane”/Ramë Lahaj me shkrim prekës për nënën e tij të ndjerë

Kultura

“Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane”/Ramë Lahaj me shkrim prekës për nënën e tij të ndjerë

Nga: M.L. Më: 13 tetor 2021 Në ora: 11:37
Fotografi e postuar nga Ramë Lahaj në Facebook

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, në një postim në Facebook ka përkujtuar nënën e tij të ndjerë.

Ai ka treguar se si ka shkuar tek shtëpia e nënës së tij, por atë nuk e ka gjetur në oborr.

“Ika si hajn pa guxu me e pi një kafe në njanin prej filxhanave t’tu, rreth të cilit kemi kujtu shpesh rrugëtimin tand jetësor të cilin vetëm një nenë shqiptare si ti mund ta mbante mbi supe”, shkruan Lahaj mes tjerash.

Kujtojmë se Lahaj dy muaj më parë ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur derisa ishte duke performuar në koncertin në Prishtinë.

Postimi i plotë:

M’kish tha malli me i ngu hallet tua ndër qershinë tonë, që ja kemi besu tan sekretet jetësore, ku e kemi nda gëzimin e idhnimin bashkë. Mezi e mblodha forcën me t’ardhë n’oborr tuj e ditë që ma s’je aty. Qershia e tavolina jonë ku kemi kajt e keshë bashkë ishte mbulu prej ari.

Tamam nuri yt nanë!

Sot nuk mu ankove as qysh reuma s’të la kurrë me flejtë rehat, as qysh diabeti po ti merr sytë e kamt, përditë e ma shumë. Shpesh ma ke bo rrafsh, që mos me m’ngarku me hallet tua.

Por sot, s’bone mirë që një llaf s ma the!

Dushku prej ari sot m’dukej shkret pa ty. Tan ato ngjyra vjeshte qe m’priten në vendin tand për mue ishin bardh e zi sot. Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane.

S’jam aq i fortë sa ti ke menu!

Ika si hajn pa guxu me e pi një kafe në njanin prej filxhanave t’tu, rreth të cilit kemi kujtu shpesh rrugëtimin tand jetësor të cilin vetëm një nenë shqiptare si ti mund ta mbante mbi supe.

Ika nenë!

Me vete mora veç fletët prej ari t’qershisë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat