Zëra fëmijësh, të cilët qanin, dhe ulërimat e njerëzve pak para vdekjes

Kultura

Zëra fëmijësh, të cilët qanin, dhe ulërimat e njerëzve pak para vdekjes

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:51
Libri

"Ai Diell, ai bar i thatë  dukeshin si oqean i metaltë që më vlonte. Në horizont vëreja ca re avujsh që kalonin dhe e kapa me cep të syrit njollëzën e zezë, sepse shikimi im nuk ishte ndarë për asnjë çast nga tymi i shtëpive dhe veshët e mi mblidhnin zëra fëmijësh, të cilët qanin, dhe ulërimat e njerëzve pak para vdekjes.

Dua thjesht të largohem nga këtu dhe nuk ndiej sikur kam bërë diçka dhe arritja ime e vërtetë ishte të mos vdisja.

Të gjithë ushtarët më falënderuan për pjesëmarrjen time në luftë dhe më lavdëruan për misionin e përmbushur.
U ktheva në Shkodër..." Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat