Me çmim të kripur/ Mikroskopi i familjes së Darwinit do të shitet në ankand

Kultura

Me çmim të kripur/ Mikroskopi i familjes së Darwinit do të shitet në ankand

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 19:33
Mikroskopi i familjes së Darwinit

Një mikroskop që Charles Darwin i dha djalit të tij Leonardit dhe i cili ka mbetur në familje për gati 200 vjet do të dalë në ankand në dhjetor dhe pritet të arrijë deri në 480,000 dollarë.

Data e prodhimit të tij përkon me kohën kur Darvini po studionte zoofitet, organizma të tillë si korali dhe anemoni i detit.

Darvini botoi veprën e tij të madhe "Për Origjinën e Specieve" më 1859, shkruan Reuters.

Mikroskopi do të ofrohet në ankandin e Librave dhe Dorëshkrimeve me vlerë të Christiet më 15 dhjetor dhe ka një çmim prej 343,050 dollarë - 480,270 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat