I lanë fëmijët jetima për t'shtrenjtën liri!...

Kultura

I lanë fëmijët jetima për t'shtrenjtën liri!...

Nga: Sami ARIFI Më: 20 tetor 2021 Në ora: 10:22
Sami ARIFI

Kur lexoj poezi unë përmes ca shkrime,

kinse nga gjyshërit kishin dëgjuan biseda intime!

Sot thonë u rritëm si fëmijë kishim mbajtur mend,

ç’treguan gjyshërit e tyre për t’bëmet n’këtë vend!

Donë t’i humbin gjurmët bëhen orator,

kur populli familjet e tyre i njeh si bashkëpunëtorë!

 

Nga armiqtë as thua kurrë s’ju dëmtua se ishin t’shitur,

merrnin pare nga shkijt hiç pa u koritur!

Marri është të shkruash për prindër bashkëpunëtorë,

harrohën patriotët që dhanë kokë, këmbë dhe dorë!

 

Nuk flasin llafet kurrë për patriotë,

flasin veprat e tyre n’kaluarën dhe sot!

 

Mos shkruaj për gjyshin për ta tjetërsuar,

sepse ai me shkijt kishte bashkëpunuar!

Shkruaj për ata gjyshëra që s’duruan robëri,

sollën  lirinë për mua dhe pët ty!

I lanë fëmijët jetima për t’shtrenjëtën liri,...

që sot n’këtë vend t’jetojë e lirë kjo shqiptari!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat