Mbrëmja poetike Fishtjane/ Nuk kishte drita, shfaqja teatrale u bë me gjenerator

Kultura

Mbrëmja poetike Fishtjane/ Nuk kishte drita, shfaqja teatrale u bë me gjenerator

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:09
Mbrëmja poetike Fishtjane

“Si sot 150 vite At Gjergj Fishta” riktheu në teatrin “Migjeni”  disa prej kryeveprave të kollosit të letrave shqipe.

Mbrëmja poetike fishtjane, erdhi nën interpretimin e artistes së madhe Roza Anagnosti dhe aktorëve të teatrit të Shkodres, Rita Gjeka dhe Jozef Shiroka.

Gjithçka që po bëjmë është një detyrim ndaj Fishtës së madh thotë Artistja e Merituar.

Vargjet e  shkuara mbi 100 vite me parë tingëlluan me aktuale se sa asnjëherë në këtë mbrëmje poetike e cila u shoqërua me zhurmën e gjeneratorëve për shkak se teatri ishte pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat