Naser Rafuna kujton të madhin Bekim Fehmiu: Kush e deshi Artin do të të kujtojë..

Kultura

Naser Rafuna kujton të madhin Bekim Fehmiu: Kush e deshi Artin do të të kujtojë..

Nga: M.L. Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:32
Bekim Fehmiu

Aktori Naser Rafuna përkujtoi sot aktorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.

Ai u shpreh i revoltuar për faktin se asnjë rrugë nuk e mban emrin e Bekim Fehmiut, derisa nuk e përkujton as shteti.

“As edhe një rrugë e vendlindjës tënde nuk mban emrin tënd.As edhe një përkujtim nderi shtetëror nuk t’u dha, as për së vdekuri. E çfarë vlere kishe ti, kur filmi yt, ti në rolin kryesor, ishte i pari film Ballkanik i nominuar për Oscar apo fitues i Cannes e qindra çmime festivalesh ndërkombëtare të kategorisë A”, shkroi Rafuna.

Ai me këtë rast përmendi edhe çmimet dhe sukseset e aktorit të ndjerë.

"Çfarë vlere tek e fundit kishe ti,që luajte në aq shumë filma ndërkombëtar. Ty që për ta luajtur rolin e Genghis Khan-it ishe përzgjedhur ti ku në audicion ishte edhe Robert De Niro.Ty që ishe propozuar të luaje në Godfather apo ty që ishe propozuar të luaje në filmin Last Tango in Paris nga Bertolucci ( rolin qe do ta luaje e luajti Marlon Brando) sepse ti nuk kishe kohe, luaje në të njejten kohë xhirimi te filmi i Raimondo Del Balzo.Ti nuk kishe kohë për të luajtur në shumë filma sepse ishe i zënë duke LLUAJTUR në shumë filma tjerë, tash as ne nuk kemi kohë për ty…”, përfundoi ai.

Në fund Rafuna theksoi se ata e deshën artin duhet ta kujtojnë Bekim Fehmiun.

“Të kam njohur së afërmi, shok, komshi i parë ( nuk guxoj të të quaj kolegë) e vlerë e madhe kombëtare. Kush e deshi Artin do të të kujtoj, përndryshe kërkah s’jemi…”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat