Gra nuk më vdes poezia erotike, po sot më vrasin trusakatët

Kultura

Gra nuk më vdes poezia erotike, po sot më vrasin trusakatët

Nga: Kalosh Çeliku Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:30
Kalosh Çeliku

(Edhe Kalosh Ҫeliku nuk e shpëton shtetin e “përbashkët” ish jugosllav)

Po, e shpëtoi Partia “demokratike”, Dje

Nuk mund të uleni, në Tavernë. Shkaku, Se:

Nuk keni Vaksinë anti Koronavirus

“Armikut të padukshëm”. Pandemisë.

 

Realiteti. Nuk mund të uleni pa vaksinë

Mund të rrini, vetëm te “Paraku i Grave”:

Plus, edhe me Gratë e mia besnike.

 

Edhe, si t’u besoj Unë, se: ju jeni

Pa koronavirus. Shteti “përbashkët”?!

 

I besoj vaksinës: Natyra. Grave besnike...

(Vrasje publike)

Edhe, u përpoqët të më vrisni Nateditë

Me helmime. Aksidente komunikacioni:

Zjarre, në banesë. Shtëpi. Atentate?!

“Xhipit” Babait, para dritareve, Natën:

I vutë zjarrin. Sulme fizike mes Dite

Në Shkup, para syve të kalimtarëve.
 

Kohën e fundit, përpiqeni të më vrisni

Tinëz, me raki rrushi. Dy shtamaverë Di.

Dhe, ende: Nuk e zbuluat dot fajtorin?!
 

Kurrë! Ndoshta, do më vrisni me Poezinë...
 

(Gra, nuk më vdes Poezia erotike po Sot më vrasin trusakatët)

Nuk më vdes rakia e rrushit. Dëllinjave

E, as poezia erotike. Xhadia besnike.

Po, më vdesin masat pakrye Qeveritare:

Që, m’i kanë mbyllë Tavernat. Lirinë

Gratë e mia besnike. Dhe, Poezinë.
 

Përinatë, hip zbres shkallëve të betonit

Sheshi, “Skënderbeu”. Anës shqiptare

Dhe, matanë Urës Gurit. Anës “maqedone”:

Aleksandrit Madh. Dihet, te “Parku i garve”.
 

Nuk më vdes rakia e rrushit. Dëllinjave

Dardhave gorrice të Xha Derallës:

Luftë i shpalla Pandemisë. “Armikut”

Mejdan me poezi, te “Parku i Grave”.
 

Po, me vite më vrasin trusakatët e pabesë

Dhe, më ringjallin: Gratë e mia besnike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat