Dritero Agolli - kritik ndaj frymes tradicionale dhe patrotizmit retorik

Kultura

Dritero Agolli - kritik ndaj frymes tradicionale dhe patrotizmit retorik

Nga: Fahri Xharra Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:23
Dritero Agolli

“Dritero Agolli është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Shkrimtar, publicist, veprimtar shoqëror, anëtar i Akademisë se Shkencave te Shqipërisë. Lindi ne Menkulas te Devollit. Mësimet e para i mori ne vendlindje, te mesmen ne shkollën “Asim Zeneli” (Gjirokaster), ku beri dhe sprovat e para letrare. Ne vitet 1952 – 1957 ndoqi studimet e larta ne Fakultetin e Letërsisë te Universitetit te Leningradit. Ne vitet 1957 – 1972 punon si redaktor e gazetar ne te përditshmen “Zëri i popullit” (shih). Ne vitet 1973 – 1992 ka qene kryetar e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqipërisë. Dritero Agolli është një nga figurat qendrore te poezisë shqipe dhe një nga përfaqësuesit me te rëndësishëm te “brezit te viteve 1960”.
Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik

Ka qene deputet ne Kuvendin Popullor dhe ne Kuvendin e Shqiperise per disa legjislatura (1974 – 2005).”

nga “https://www.teksteshqip.com/dritero-agolli/biografia )

“Kritik ndaj frymës tradicionaliste dhe patriotizmit retorik” Me këtë fjali çka mendohej, dhe si e komenton lexuesi

Ishte dashamirë i madh i Turqisë. Me dashuri platonike i këndonte bukurisë së turkeshave.:

TURKESHA

Dikur kam njohur një turkeshë

Nga vendi i largët Adana

Me sy të zez' e vetullzezë,

Me flokët lyer me këna.

Ajo në vesh më pëshpëriste

Si fërfërima në zabel,

Po fërfërima ish turqishte

Si varg divani :"çok gjyzel!"

Çudira pranë saj mendoja,

Çudirat merrnin rrugën vrap,

Këtë turkeshë tek pushtoja

Unë Anadollin bëja zap.

Nga buzët rridhte një turqishte,

Siç rrjedhin rimat në gazel;

Turkesha këngë pëshpëriste :

"Ah, arnaut, gjyzel,gjyzel!"

Turkeshë e dashur, kjo ndodhi

Të kishte ndodhur atëherë,

Kur Krujën digjte Anadolli,

Ç'do kishim bërë, moj e mjerë?

S'do mend që kokën Skënderbeu

Ma kishte prerë si karpuz:

"Tani kur flakë digjet dheu,

Ti puth turkeshën, mor domuz?"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat