Yllka Gashi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në “Valladolid Film Festival”

Kultura

Yllka Gashi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në “Valladolid Film Festival”

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 16:16
Yllka Gashi

Aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin Valladolid International Film Festival, për rolin e saj në filmin Zgjoi.

Për këtë triumf, Yllka Gashi u urua edhe nga deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi.

“Nje çmim i merituar për Yllka Gashin në një festival te madh. Aktorja më e mirë  e Festivalit International Seminci. Yllka me rolin e saj i tregoi botës historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti”, ka shkruar Matoshi.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Valladolid është një festival filmi që mbahet çdo vit në Valladolid, Spanjë. Që nga krijimi i tij më 1956 si Semana de Cine Religioso de Valladolid, Seminci është bërë një nga festivalet kryesore ndërkombëtare të filmit në Spanjë, duke u dalluar në fushën e filmit autor dhe të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat