Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Kultura

Lajm i trishtë/ Ndahet parakohe nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 08:36
Vladimit Kasaj

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për artin shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare regjisori Vladimit Kasaj.

Mësohet se Kasaj është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie cerebrale.

Autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’, i takon brezit të regjisoreve të viteve 70, 80, ndërsa la pas një prodhimtari të gjerë filmike.

Kasaj i ka kryer studimet në Rumani në Akademinë e filmit rumun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat