“Ju ftoj të gjithëve ta shihni, ta mbështesni”, thotë Vjosa Osmani për filmin “Zgjoi” nga Amerika

Kultura

“Ju ftoj të gjithëve ta shihni, ta mbështesni”, thotë Vjosa Osmani për filmin “Zgjoi” nga Amerika

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 14:40
Foto gjatë takimit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka bërë thirrja nga Amerika për ta parë filmin “Zgjoi” dhe për ta mbështetur.

Ajo ka marrë pjesë mbrëmë në premierën e këtij filmi të drejtuar nga Blerta Basholli, bashkë me Dua Lipën, ekipin dhe Fahrije Hotin.

Osmani tha se ky film është një ilustrim mjeshtëror i luftës dhe triumfit të popullit të Kosovës.

“E kënaqur që mora pjesë në premierën e “Zgjoi” në Amerikë mbrëmë, së bashku me Dua Lipën, ekipin dhe Fahrije Hotin. Kandidati i Kosovës për Oscar 2022 është një ilustrim mjeshtëror i luftës dhe triumfit të popullit tonë. Ju ftoj të gjithëve ta shikoni, ju ftoj të gjithëve ta mbështesni”, ka shkruar presidentja në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat