Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Kultura

Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Nga: Fahri Xharra Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:25
Skënderbeu

17 janari 1968 , 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Një jubile që e kanë rastin vetëm fatbardhët të kremtojnë vetëm ata që qëllojnë në atë kohë . Në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi shqiptarët filluan të frymonin lirshëm shqiptarisht ; ishte koha e ri zgjimit të madh shqiptar. Si me qenë nga natyra e porositur: zgjimi kombëtar në një pjesë të kombit që ishte i ndrydhur me shekuj mu në 500 vjetorin e rikujtimit të madh e shuarjes së Skënderbeut të Madh, por edhe fillimi i degradimit të unit shqiptar. E kishim turkun mbi krye mbi 500 vjet, e kishim serbin mbi krye gati 100 vjet.

Por edhe koha, edhe erërat çlirimtare të shpirtit të robëruar por edhe fryma e ngritur nga një udhëheqje shqiptare e këtyre anëve qe e mundësonte shijimin e të vërtetës sonë. Dikush u viktimizua,; ashtu e paska natyra ligjin e saj, nuk ka fitore pa sakrifica.

Ishte koha kur u ngrit flamuri kombëtar në këto anë të tokave shqiptare; ishte koha e burgosjeve të atdhetarëve; ishte koha e sundimit të RSFJ-së ; por ne prapë ia arritëm të kemi një dritë në ardhmërinë tonë. ishte koha kur shqiptarët mendoni pas ca e ca shekujsh, vetëm shqip.

 Ishte koha kur edhe fetarët e feve të shqiptarëve mendonin vetëm shqip. U rralluan disa gjëra të mbrapshta, disa vizita të panevojshme, disa lutje që nuk përshkonin me aspiratat tona; ishte koha e shqipes, e shqiptarisë në tokat ende të pushtuara të cilat luftoni për një autonomi në arsim, në politikë, në zhvillimin industrial. Ishte koha: Shqip!

Jubileu i Skënderbeut e zgjoi krenarinë shqiptare; librat e rinj për shkollarët e rinj fliteshin për Skënderbeun. Një ëndërr e pa paraparë; një ngritje morali në caqet e saja, një shpresë për diçka më të madhe.

Edhe unë si 16 vjeçar që isha në kohën e rikujtimit të epokës së Skënderbeut, i dola krah me mundësit e mia që ma lejonte mosha dhe të la një gjurmë në gazetat e kohës ; për Skënderbeun dhe Shpatën e tij.

Po sot , po flas prapë për ato toka të 1968-ës , për Kosovën si shtet i pavarur , për Maqedoninë me “Marrëveshjen e pa zbatuar të Ohrit “, për Malin e zi që për ditë qenia shqiptare po zvogëlohet.

Kush e kishte menduar që me 17 janar 2016 , do ta kemi Kosovën shtet të pavarur me të gjitha atributet e një shteti të njohur ndërkombëtarisht.?

Kush e kishte menduar që do ta harrojmë Skënderbeun, do të mundohen t`iu falim serbëve me arsyetimin “shkencor “ ai nuk “ishte shqiptar”?

Kush e kishte menduar që më me guxim flisnim si të robëruar pas vitit 1968 , se sa sot në Kosovën e lirë.

Kush e kishte menduar që edhe më 17 Janar 2016 mundohemi ta ri sjellim të kaluarën e largët prapë në mendjen tonë të lirë, të pavarur dhe t ‘ashtuquajturën mendje sovrane?

Zot, të kërkojmë ndjesë, se edhe ti po e sheh se nuk jemi ata të kohës së 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut .

Image
”Rilindja për fëmijë” 16. Kallnor 1968

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat