Artisti prof. Musa Sadiku shkruan në gurë historinë tonë nga lashtësia e deri në ditët e sotme!...

Kultura

Artisti prof. Musa Sadiku shkruan në gurë historinë tonë nga lashtësia e deri në ditët e sotme!...

Nga: Sami ARIFI Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Musa Sadiku

Prof. Musa Sadiku u lind më 1958 në fshati Skifteraj komuna e Vitisë, fillimisht punoi mësimdhënës i lëndës së artit në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, pastaj vadhdoi punën profesor në Gjimazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, që punonë edhe tani. Artisti i mirënjohur prof. Musa Sadiku nuk përfundon punën vetëm si mësimdhënës, ai për opinionin shqiptar e më gjerë njihet me punën e tij të ekspozuar piktor e skulptor, i cili përmes shumë punimeve artistike në arenën kombëtare e ndërkombëtare me pikturat e tij të punura ndikoi mjaft shumë, përmes veprave artistike të tij të sensibilizojë opinionin ndërkombëtar përmes ekspozitave që i bëri në vendet perëndimore, posaçërisht në Zvicër ai bëri ekspozitë personale në vitin 2003 dhe 2006, pastaj me Akademinë e Arteve Evropiane ekspozojë punime në mënyrë kolektive në qytete të Belgjikës, të Francës, të Zvicrës dhe të Luksemburgut. Prof. Musa sadiku punimet e tij i ekspozoi edhe në Durrës e Tiranë, po edhe në shumë qytete të RK-së.

-Mjeshtri i madh, artisti, prof. Musa Sadiku, përmes skulpturave të tij të gëdhendura në gurë të madhësisë mbi tri metra, ai po shkruan historinë tonë të lavdishme nga pellazgët, madje për kohën e historisë së parahistorisë duke prezentuar përmes veprave të tij rrënjët e lashtësisë së etnisë sonë, kohën e historisë së vjetër para erës sonë, thjeshtë, ai argumenton përmes veprave të tij të gëdhendura në gurë, përmes skulpturave të tij, historinë e vjetër deri te historia e tanishme, pra, historinë në kontinuitet nëpër kohë nga pellazgo-iliro-arbrorët e deri te shqiptarët.

-Prof. Musa Sadiku, mjeshtër i madh, artist, piktor, skulptor me punë të palodhur shkruajti historinë nga rrënjët e lashtësisë sonë pellazgo-iliro-arbëroro-shqiptare në gurë.

-Këtë prof. Musa Sadiku e bëri dhe vazhdon t’i bëj veprat e tij me forca vetanake duke punuar nga dy tre madje edhe katër vite në gëdhendjen e gurit për t’i lënë vepra të pashlyera popullit tonë.

-Deri më tani nuk është parë një ndihmë materjale sado e vogël nga ana e institucioneve as të nivelit lokal as të atij qëndror për veprat e prof. Musa Sadikut.

-Unë po prezentoj vetëm një vepër të gëdhendur në guri një skulpturë nga mjeshti i madh, prof. Musa Sadiku i cili punoi në këtë skulpturë mbi tre vite.

-Urojmë që veprat madhore të prof. Musa Sadikut të ndihmohen nga institucionet e shtetit të RK-së, meqë është kontribut i vërtetësisë së lashtësisë sonë në këto troje ku gjindemi sot e më gjerë...

-Mjeshtrit të madh, artistit prof. Musa Sadikut i urojmë shëndet, punë të palodhur në shërim të vërtetësisë së historisë sonë me veprat madhore artististike për popullin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat